E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra/Kryetarët e shtetit shqiptar nuk duhet t’u ngjajnë dy modeleve të fundit

Pas luftes se dyte boterore, me ne fund ne vitin 1992 Shqiperia per here te pare u be me nje kryetar, i cili erdhi ne krye te saj ne baze te nje fitoreje bindëse te demokracise fillestare ne kete shtetin tone amë, pra ne baze te nje substance pozitive te re qe sapo krijohej ne kete vend te sakatosur. Per kete kryetar, por edhe per te gjithe ata qe ishin bartës te asaj fitoreje, ky ishte nje fillim i ndertimit te nje jete krejtesisht te re, nje fillim i rende i nje procesi edhe me te rende te ndarjes nga e kaluara qe kurre më nuk do te perseritet dhe ndertimit te nje ardhmerie te merituar e shume dimezionale dhe shume me dinjitoze per Shqiperine dhe popullin shqiptar kudo ne bote, por proces ky qe kerkoi dhe akoma kerkon sakrifica te medha, pune permanente, perkushtim te forte si dhe nje doze te theksuar e te paanashkaluar te idealizmit kombetar e atdhetar.

Por ja qe erdhi viti 1997 dhe e nderpreu kete rrjedhe te mbaresise te sapofilluar ne vitin 1992 shikuar nga aspekti dhe këndvështrimi i institucionit te Kryetarit te Shqiperise.

Kjo do te thote se ne krye te shtetit serish dy mandate te njëpasnjëshme i mbajten njerëz-produkte te se kaluares famekeqe te Shqiperise, nga e cila e kaluar per fat te keq edhe ne dite te sotme nje numer i konsiderueshem i shqiptareve, nder ta edhe politikane e intelektualë, akoma nuk jane te gatshem te ndahen.

Por kjo mosgatishmeri per ndarje nga kjo e kaluar e keqe, sidomos u reflektua me teper tek kryetari paraprak, nje gjeneral ky i moshuar dhe i pensionuar i regjimit gjakatar te Shqiperise, nje eksponent kulmor i marrezive te komunizmit, i cili fill pas zgjedhjes se tij te imponuar e qe dukej gjoja si nje zgjedhje kompromisi, i vazhdoi avazet komuniste nga te cilat me siguri edhe per arsye logjike dhe mentale nuk mund te ndahet dot,keshtuqe pa humbur kohe shume,me veprimet dhe mosveprimet e tija e beri me dije Shqiperine dhe te gjithe shqiptaret se ai do ngelet komunist dhe si i tille do te funksionoje. I pelqeu dikujt kjo ose jo.

Por beri ç’beri, Shqiperia dhe shqipetaret i duruan edhe ata dy kryetare e sidomos ate gjeneralin, duke kujtuar se me ne fund do ndahen perfundimisht nga kryetaret qe tradhtojne njeren pale konsensuale te nevojshme per te zgjedhur kryetarin e shtetit, gjegjesisht e tradhtojne besimin e dhënë, duke u dhene nje perparesi te vetme, vetem e vetem interesave vetjake.

Dhe me ne fund erdhi edhe viti 2007 dhe Shqiperia e shqiptarët u bënë me nje kryetar serish konsensual, por qe kesaj radhe ky kryetar vinte nga radhet e se djathtes, pra nga PD-ja, ku formalisht edhe e kishte filluar karrierën e tij politike dhe ku mbante postin e nënkryetarit te partise. Kjo zgjedhje i gezoi pa mase te gjithe dashamiret e mirfillte te se djathtes shqiptare por edhe shume te tjere, duke qene te bindur se ky kryetar nuk ka lidhje me regjimin komunist dhe si i tille jo qe duhet ta urreje dhe ta injoroje te majten te sotme ne Shqiperi,por do te duhej realisht te jete me i vendosur ne veprimet dhe vendimet e tija qe kane te bejne me ndarjen nga e kaluara komuniste e Shqiperise, etapë kjo te ciles duhet t’i çrrënjoset çdo gjurme.

Pra ishin keto disa veçori te kryetarit aktual,te cilat jepnin shprese qe nuk do ti perngjaje fare gjener-alit komunist te cilin e zevendesoi ne postin e kryetarit te shtetit,per cka edhe u gezuan shumica e atyre qe me kenaqesi e pritnin nderrimin ne kete funksion shteteror.

…2. Por së shpejti Shqiperia dhe shqiptarët serish do ngelin shume te habitur dhe mjaft te zhgenjyer edhe nga ky kryetar i shtetit. Ne fillim, meqenëse u zgjodh ne prag te pushimeve verore, kryetari i ri i shtetit e pa te udhes qe ta fillojë mandatin e tij me nje pushim jashte shtetit, konkretisht ne Italine fqinje por qe ndan te njejtin det me Shqiperine. Dhe per te qene ironia edhe me e madhe me te kethyer nga pushimi kryetari i ri e pa te arsyeshme qe permes nje interviste te shkurter per mediat elektronike, t’i njoftoje shtetasit e tij se: “ka pushuar atje ku pushon tradicionalisht”?!

Menjehere pas kesaj deklarate tek ata shtetas qe jane me shume kuriozë dhe qe jane me te ndjeshem ne veprimet e pamatura te burrështetasve, me shume baze dhe shume arsye u shtruan pyetjet ne forme dilemash: 1-sa kohe duhet qe te formohet nje tradite,e sidomos ajo e pushimit jashte vendit;2- a i ka hije nje kryetari te posazgjedhur ta injorojë bregdetin amë, qe ne fakt eshte nje perle e kesaj pjese te botes, per te reklamuar nje bregdet tjeter, i kujtdoqofte ai ?!?! Kjo, me shume per arsye se te gjithe udheheqesit nga shteti i ri i Kosoves, si edhe ata pak funksionare shqiptare ne Maqedoni, ne prag te pushimeve verore nuk reshtin pa i ftuar shqipetaret kudo qe jane te verojne ne bregdetin shqiptar, ndersa Qeveria shqiptare ka bere e po ben te pamunduren qe permes permirësimit ne menyre kolosale te infrastruktures rrugore, t’u ofroje te gjithe pushuesve ne bregdetin shqiptar komoditetin e kushtet me optimale per pushime.

Me tej kryetari i RSH-së nuk vonoi shume, por pa ndonje hezitim dhe pa u kamufluar filloi ta thellojë bindshem zhgenjimin tek shumica e shqiptareve, ne Shqiperi e jashte saj, kesaj radhe duke filluar t’u kundervihet pa kurrfare baze, shumices ne parlamentin shqiptar, pra atyre qe e zgjodhen. Aventuren e tij e filloi me pronat, gjegjesisht me ligjin mbi pronat, duke u vene haptazi ne kundershtim me zgjidhjet ligjore qe ofron qeveria dhe mbi te gjitha duke dhene deklarata te llojit “ndonje prone ne qender te Tiranes (mendon per ato qe duhet kthyer apo kompensuar) mund te kushtoje edhe 5 milion euro”, apo deklarata te ngjashme?! Keto deklarata te pabaza por mbi te gjitha te pamatura per postin qe ushtron qartazi aludojne dhe orientojne nga ajo se kryetari e ka synuar dhe pranuar ate post vetem e vetem per te ardhe te ndonje perfitim i llojit te tille, pa e vrare mendjen se a eshte ashtu,gjegjesisht a eshte e drejte reale apo jo kjo.

Ne vazhdim, kryetari aktual i Shqiperise edhe pse sipas funksionit njiherit eshte edhe kryetar i KLD gjithmone ka pase dhe ka mekanizma ligjore per nderhyrje pozitive ne sferen e drejtesise aty ku eshte e nevojshme dhe e bazuar nderhyrja, me mosveprimin e tij u vu haptazi ne anen e atyre qe me çdo kusht donin dhe akoma duan qe me lloj-lloj marifetllëqesh te pista dhe te pabaza ta ndalojne punimet ne rrugen e endrrave mbare shqiptare Dures-Kukes. Ky kryetar nuk e pa asnjehere te udhes qe nga pozicioni qe ka ne te dy postet, te kerkoje se paku korrektesi nga Prokuroria e vendit ne proceduren e pabaze qe kjo e fundit ngriti ndaj ish-ministrit te Transportit, per gjoja keqperdorim te fondeve publike te nevojshme per kete rruge. Pra nuk e pa te arsyeshme t’i sugjeroje Prokurorise qe te mos e shkelë ligjin. Ne kete kontest, ky kryetar akoma nuk e gjen as te udhes qe se paku ta pershendese vendimin e Gjykates se Larte per pezullimin definitiv te kesaj procedure te pabaze dhe te inskenuar nga ata te cileve u pengon kjo rruge mbare kombetare, nga ata te cilet kete rruge si dhe rruget e tjera si psh.ajo e Arbrit, qe do e lidhe Tiranen me Dibrën e Madhe,i shikojne si permbysje e sundimit te politikave antishqiptare ne Shqiperi te cilave u kane sherbyer me shume devotshmeri dhe perkulje me dekada te tera.

…3 - Ne vazhdimesine e veprimeve te pamatura kryetari aktual i Shqiperise, e vazhdon avazin e tij kunder atyre qe e zgjodhen, pra kunder shumices se shqiptareve ne Shqiperi dhe jashte saj, me nje mosveprim tjeter te radhes. Kesaj radhe kryetari aktual me nje pamaturi te ekzagjeruar - qe hap dilema te shumta per percaktimet e tij politike, gjegjesisht per te kaluaren e tij te proklamuar si apartiake deri ne momentin e antaresimit ne Partine Demokratike te Shqiperise - iu qas nje problemi mëse te rendesishem per zhvillimin e mirëfillte te shtetit dhe te demokracise shqiptare. Fjala eshte per mosdekretimin e ligjit mbi pastertine e figurave publike - ligjit mbi dosjet. Ky kryetar, pa asnje shenje te brejtjes se ndergjegjes, pa asnje pike ndjenje te pergjegjesise ndaj shtetasve shqiptare qe jetojne ne Shqiperi, shqiptareve qe kane emigruar nga Shqiperia dhe mbi te gjitha ndaj viktimave dhe familjeve te tyre, te cilet si teresi kane qene pre e terrorit te kuq komunist gjate regjimit qe u solli aq shume te keqija, shqiptareve kudo qe jane, pra pa asnje konsiderate ndaj ketyre njerezve dhe me nje injorim total te tyre, nuk e dekretoi ligjin mbi dosjet duke u rreshtuar keshtu ne menyren me transparente te mundshme ne anen e atyre qe i kane kryer ato krime si dhe ne anen e te majteve ekstremë qe sot jane eksponentë te asaj te kaluare famekeqe. Ne kete menyre, me kete mosveprim shume te rende qe me siguri do kete konsekuenca afatgjata ne jeten e shtetit shqiptar dhe shqiptareve kudo qe jane, kryetari aktual u hapi rrugen atyre qe kane bere krime ne te kaluaren qe te vazhdojne me destruktivitetin e tyre shumedimensional per te penguar ne nje menyre apo ne nje tjeter zhvillimin e mirefillte te Shqiperise, duke ju dhene mundesine qe te vazhdojne punen ne postet e rendesishme shteterore qe kane apo edhe te rizgjidhen ne to.

Por kryetarit aktual keto gabime kardinale sikur nuk i bejne pershtypje fare dhe siç duket edhe nuk mundohet fare qe te ktheje koken mbrapa per t’i analizuar gabimet per te mos gabuar me,nga se gabimet e tija kane peshe te madhe.

Dhe ja qe gabimi i radhes i ketij kryetari na vjen ne momentin e arritjes me kulmore ne historine e Shqiperise dhe te shqiptareve pas shpalljes se pavarësise ne vitin 1912, pra pas anëtaresimit te Shqiperise ne NATO si anetare fuqiplote.

Kjo arritje e Qeverise aktuale te Shqiperise nuk ka te krahasuar ne kuptimin pozitiv, nuk ka fjale me te cilat do te pershkruheshin perfitimet e Shqiperise dhe te shqiptareve, nuk ka gezim me te madh per shqiptaret, kudo qe jane, qe si anëtare te NATO-s e ndjene veten te rikthyer me dinjitet, te hapur ndaj progresit te mirëfillte, te barabarte me më te fuqishmit, te perqafuar nga ata qe na vleresojne dhe te afte qe se bashku me më te miret e ketij planeti te marrin pjese ne ndertimin e paqes në bote.

Por ja qe kryetari aktual nuk e pa te arsyshme e as te udhes qe se paku per shkak te postit qe mban, te marrë pjese ne manifestimin e shkelqyer qe u mbajt ne Tirane pas kthimit te delegacionit shteteror nga Strasburgu, ne sheshin Skenderbej, pra ne sheshin e njeriut qe me siguri ka dhene kontributin e vet ne ndertimin e doktrinave luftarake qe i perdor edhe NATO sot ne perpjekje per te instaluar paqen atje ku ka nevoje bota. Serish kryetari, duke mos iu bashkangjitur gezimit mbarëkombetar, zgjodhi abstenimin, bojkotin dhe identifikimin me opoziten e majtë.

…4 - Ky abstenim nga ky manifestim i gezimit mbarekombetar sikur e zbehu pak deklaraten tendencioze te tij dhene ne aeroportin Nene Tereza pas kthimit nga Strasburgu, ku, duke folur per anetarësimin, vazhdimisht theksonte fjalen “institucionet e RSH”, duke menduar se ne kete menyre do te mund ta injoronte faktin e pakontestueshem se eshte kjo Qeveri e RSH-së, e merituara e gjithe kesaj arritjeje kolosale.

Pra, serish gaboi dhe serish duke koketuar me te majten.

Ne prag te zgjedhjeve parlamentare te Qershorit ne Shqiperi,opozita e majte,ne menyre shume naive, e verbuar prej urrejtjes ndaj Qeverise aktuale, mendon se do te mund t’i bojkotoje e bllokoje ato, duke e thirrur popullaten qe te mos marre leternjoftimet, per shkak se ato nuk jane falas, pra per shkak se ato paguhen, edhe pse ne nje shume me teper se simbolike dhe qe nuk paraqet asnje problem per asnje kategori te popullates ne Shqiperi. Por kjo opozite regresive, gjithmone ka qejf ta harroje faktorin nderkombetar i cili kaq me besim e ka mbeshtetur kete Qeveri ne mandatin e vet të pare qe po e perfundon dhe me siguri qe do ta mbeshtese edhe ne zgjidhjen e ketij problemi.

Ne kete situate jo te mire per Shqiperine dhe shqiptaret, kryetari aktual i shtetit ka zgjedhur menyren me pak te konfrontueshme me opoziten per t’ju drejtuar qytetareve lidhur me kete problem. Ai pra, e shikon si te mjaftueshem nga ana e tij involvimin ne kete problem vetem me thirrje te buta per shtetasit, që t’i marrin letër njoftimet, por kurrsesi nuk e arsyeton qendrimin e drejte te Qeverise per pagesen e tyre. Ne kete menyre pervecse Qeverine, kryetari aktual injoron edhe Parlamentin Evropian, i cili permes Doris Pak kohe me pare ne Tirane ne menyre te prere deklaroi se askund ne Europe nuk ka leternjoftime falas, e që çmimi prej 8 Eurosh ishte me shume se simbolik. Kryetari aktual nuk e shikon te arsyeshme qe ne menyre te drejtperdrejte t’u sqaroje shtetasve te vet se pagesa per leternjoftimet nuk eshte takse per voten e lire, edhe pse kete gati te gjithe e dine ne Shqiperi, duke e perkrahur ne kete menyre heshtazi kete absurditet sa naiv aq edhe banal te opozites, e cila e parandjen humbjen e vet dhe e vajton ate qe me pare.

Pra nga e tere kjo, rezulton se eshte per te te ardhur keq qe keta kryetare shteti, e ne veçanti ky i fundit, nuk mundohet qe se paku te lërë pershtypjen se e perfaqeson krejt popullatën, tere shtetasit e Shqipërisë, e lëre më shqiptaret kudo qe jane!

Na mbetet qe patjeter t’i lutemi Zotit qe edhe Shqiperia e shqiptaret se shpejti, pra pas te gjitha ketyre peripecive me keta kryetarë, te arrijne qe ne krye te shtetit te kene nje kryetar te denje per te gjithe shtetasit dhe te gjithe shqiptaret kudo qe jane. 

Autori i letrës është avokat në qytetin e Dibrës së Madhe

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›