E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhimbjet e Edvinin po çojnë PS-në në histeri, kaleci i tij deklaron broçkulla për krizë buke

Vetëm pak orë pasi qeveria vendosi rritjen më të madhe të rrogave dhe pensioneve në historinë e vendit, me të cilën ajo realizon në 4 vjet, dyfishimin e rrogave dhe pensioneve të mësuesve, infermierëve e mjekëve, realizon dyfishimin e pensioneve në fshat dhe rritjen e tyre në qytet më shumë se 50%, Edi Rama me fushatën e tij të shpifjeve dhe trillimeve mashtron sot me gojën e një zëdhënësi fatkeq se çmimi i bukës është rritur 140% në një kohë kur në të gjitha dyqanet e Tiranës dhe mbarë vendit ajo blihet 660 lekë përafërsisht me cmim të njëjtë nga c’blihej 4 vjet më parë. Pretendon se cmimi i energjisë elektrike është rritur 140%, ndërkohë që kjo është një gënjeshtër e pastër. Rritja e vjetshme e cmimit u kompensua në 100% për 300 kilovat orët e para por mbi të gjitha qeveria i ka garantuar cdo qytetari shqiptar drita 24 orë një nga sfidat më të rëndësishme të programit të saj të vitit 2005. Shqiptarët i kanë harruar prej kohësh ditët e gjata të territ gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste, por Edi Rama dhe vartësit e tij kanë mbetur në errësirën e shpifjeve dhe mashtrimeve. Që ata të dalin në dritë qëveria nuk i ndihmon dot. Të guxosh të gënjesh për pagat dhe pensionet ditën e dyfishimit të tyre do të thotë që ti fyesh rëndë qytetarët e këtij vendi por edhe të marrësh faturën e Nastradinit për të cilin do të marrësh cmimin e merituar më më 28 Qershor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›