Marrëveshja e kartave - vetëm 200 lekë parapagim, kreditim 6-mujor për pjesën tjetër të shumës. Mbeten në fuqi lehtësitë e shpallura për pensionistët

Merr fund tentativa e opozitës për të bllokuar zgjedhjet me pengimin e procesit të marrjes së kartave të identitetit. Është arritur pak minuta më parë marrëveshja politike për mbështetjen publike të procesit nga të gjitha forcat politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Dy partitë e mëdha, pas pretendimeve të edvinistëve për karta falas, tashmë kanë arritur një marrëveshje, e cila i jep fund ngërçit dhe nulifikon aksionin politik të opozitës për pengimin e zgjedhjeve, krejt njëlloj siç veproi me çertifikatat në zgjedhjet e kaluara lokale.
Detaje nga marrëveshja e arritur
Sipas marrëveshjes së arritur mes maxhorancës dhe opozitës, veç personave që janë përfshirë më parën ë vendimin e qeverisë për marrjen e kartave falas apo me subvencionimin e një pjese të kostos, nuk do të ketë shtresa apo grupe të tjera shoqërore, që do të përfitojnë. Ndryshimet e arritura e që gëzojnë edhe konsensusin e opozitës, kanë të bëjnë me afatet kohore kur do të kryhet pagesa. Kështu sipas kësaj marrëveshjeje, personat pa pasportë që nuk përfitojnë nga skema e rimbursimit do të paguajnë paraprakisht 200 lekë dhe brenda një afati 6 muajor duhet të paguajnë edhe pjesën tjetër prej 1000 lekësh të reja, në të kundërt do të shpallen debitorë. Në pagesë përfshihet edhe marrja e kuponit në postë. Po ashtu qytetarët e tjerë që nuk gjenden në listën e atyre që s'kanë pasaportë duhet ta plotësojnë në postë formularin, ku do mbahet parasysh se deklarimi bëhet më përgjegjësi penale për mashtrim me subvencione. Deklaratat në fjalë, sipas marrëveshjes që tashmë ka marrë pamjen e një akti nënligjor të Këshililt të Ministrave, do të verifikohen nga Ministria e Mbrojtjes.
Po ashtu në postë do ta marrin kuponin edhe qytetarët që do të votojnë për herë të parë dhe që nuk janë të përfshirë në institucionet arsimore publike, per te cilët qeveria pat nxjerrë më herët masat lehtësuese.
Marrëveshja pritet t'i japë nje impuls fluksit te qytetareve prane zyrave te gjendjeve civile, por edhe do te demaskoje perpjekjet e opozites se Edvinit, në rast se ajo do te perpiqet serish te kërkojë "qimen në perpeq".
...