E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra/Qeni i komshiut përmjerri fotografine (posterin) e Edi Ramës

Buzë mbrëmjeve, si shume qytetare te vjeter durrsakë, edhe une mora rrugen “Skenderbe”, drejtimi i së ciles çon ne sheshin Taulantia. Perendimi i diellit ne buze te detit eshte nje bukuri që ne, vendasit, e kemi shijuar gjithmone. I shoqeruar nga mendimet e mia, po vazhdoja ecjen…për nje çast qendrova, perpara nje pllake mermeri te vendosur ne murin e katit përdhes te nje banese. Shpesh kam qendruar perpara ketij përkujtimi (herë me vetedije e here jo) te vendosur ne kete mur, permbajtja e se ciles, me ngacmon e gati me fyen me “karshillëkun” qe i bën kalimtarit. Per te shuar kurshtjen e lexuesit te ketyre radheve, pllaka ka këtë përmbajtje: “Ne kete shtepi ka banuar Kristaq Rama”. Genjeshter me te madhe nuk ka! Ne kete banese ka banuar shoferi i Bashkise se Durresit me emrin Vlash Rama, e shoqja, vajza Violeta dhe Kristaqi, i cili pasi mbaroi shkollen unike, shkoi ne Tirane per te vazhduar te mesmen dhe nga Tirana ndoqi studimet jashte shtetit. Qe nga largimi ne vitin 1947 e derisa ndërroi jetë, punoi e banoi ne Tirane. Si skulptor e si artist ai i sherbeu partise se tij dhe byroisteve me te cilet beri edhe krushqi. Ne Durres ai nuk la, as sa per t’u kujtuar, ndonje veper te tij. Çka eshte edhe me provokuese, bashkia e qytetit tone, per ta ngritur edhe me lart kujtimin e tij i ka vene emrin e Kristaqit edhe nje rruge te qytetit. A thua se Durresit i kane munguar figurat e njohura qe i bejne nder qytetit me emrin e tyre. Sic dihet Lefter Koka, ato vite kryetar bashkie, kete dhurate ia ka bere me shume Edi Rames sesa Kristaqit. Arsyen e ketij akti e di vetem Teri…!


Me keto mendime vazhdoj te nderroj hapat. Ne trotuarin anes rruges, ne krahun qe shtrihet anes se portit jane vendosur ne radhe disa korniza metalike. Nje dite me pare ato nuk ishin ketu. Hajdutet e erresires kane punuar naten, kane prishur trotuaret qe jane rregulluar me parate e taksapaguesve durrsake. E gjithe kjo shkelje eshte bere nga “gardistët socialiste” te cilet ne keto korniza kane vendosur “zgërdhimjen e kryeministrit te vetëshpallur” Edi Rama. Nga larg fotografia (ose siç i thone propagandistët e fushatave elektorale poster) i flet kalimtarit me bardhësinë e kemishes se kryeministrit, me kryqëzimin e duarve dhe me unazen prej pirati qe mban ne doren e majte. Kjo pjese e posterit te flet pak, me perjashtim te duarve qe kapen me krahet, ato u ngjajne kthetrave te nje kafshe grabitqare. Ajo qe te ben te mendohesh e te “tutesh” eshte fytyra, vështrimi dhe qeshja pa adrese. “Qeshje” prej budallai do te thoshte ndonje kalimtar, ose budallai qe qesh kot! Frojdi e ka shpjeguar qeshjen pa adrese te nje te semuri mendor, ai gjithmone u gezohet figurave irreale qe i krijon vete me subkoshiencen e trazuar. Ne kuadrin e plote koka, floket e rralle, mustaqet dhe mjekrra e parruar e pulla-pulla, shoqeruar me zgerdhimjen, per nje çast te krijojne pershtypjen sikur je perpara sheshit “Skenderbe” pas nje dite me shi.


“Njeriu qe qesh” ne përgjithësi ka nje pamje te ftohte, ai qesh, por ajo qeshje nuk eshte per ty qe e shikon, ajo eshte per veten e tij, per Edin qe i gezohet “karriges” se kryeministrit dhe kjo eshte e frikshme.


Që ky kuader te ishte me i plote, duhej t’i bashkangjitej nje pjese e ekipit qe do ti bashkohet kryeministrit ne qeverisje, do ta plotesonin recipetat e transpolitikut Erion Veliaj, vetullat dhe djallezite e Skender Gjinushit, llapa e Erion Braçes, egërsia prej mushke Tepelene e Gramoz Ruçit, paruket e plakaruqeve A. Dade, E. Meksi dhe Lecka e Elbasanit. Keto figura si kontorno dhe programi i tyre plotesojne njeri-tjetrin. Mashtrimi, genjeshtra dhe pabesia jane tipare te ketij ekipi te “perrallave” qe na tregojne dhe premtimeve qe bejne per te marre votat. Kujtoni Edi Ramen minister ne nje miting ne sheshin “Skenderbej” kur therriste e bertiste si nje i çmendur, shante Partine Demokratike dhe Ilir Meta nga prapa qe e terhiqte nga xhaketa nga frika se mos binte nga tribuna. Fatos Nano e solli nga Parisi, e beri njeri dhe shikoni se si ia shperbleu Edi Rama bamiresit te tij. Ai nuk e njeh mirenjohjen. Tani qe i ka hipur ne koke te behet kryeminister eshte bere si dele, por per nje moment te mendojme sikur te realizohet budallalleku i tij, ai do te shkelë me kembe perkrahesit e tij, atehere i gjithe elektorati, se bashku me socalistet do ta njohë fytyren e vertete te ketij makiavelisti.


Dua t’i largoj nga vetja keto mendime dhe vazhdoj ecjen. Perseri me del perpara ngërdheshja e Don Kishotit tonë. Jane shkelur te gjitha rregullat e vendosjes se posterave. Ne çdo 20 metra te del perpara po i njëjti surrat… ka te drejte Fadil Hasa, kjo pamje diten tremb femijet, por ne erresire frikeson edhe te medhenjte…Ku jane shoqatat e mbrojtjes se ambientit nga ndotjet?


Ne posterin e fundit te trotuarit ku po shkel, takoj komshiun tim se bashku me qenin pastor te tij qe e ka nxjerre per shetitje. Përshëndetemi dhe ai disi nervoz me thote: “Ç’jane keta njerez te çuditshem xhanem, qeni im shurroi posterin e Edi Rames dhe nje socialist erdhi e m’u hakerrua mua: Ti e bëre me qellim, qe qeni yt te permjerrë kryetarin e partise sone”.


Domethene edhe qenit tend nuk i pelqeka kandidati socialist për kryeministër, e ngacmova une per ta qetesuar dhe shtova... zot na ruaj nga shejtan-budallenjte.


Vazhduam ecjen, pamja e detit, qetesia e tij, perëndimi me larmine e ngjyrave, na krijojne ne shpirt ate gjendje ngrohtësie dhe kënaqesie qe qytetari durrsak e njeh dhe e jeton buze mbrëmjeve në breg te detit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›