Autogoli europian i vizave
Autori i Lajmit: red.
Nga Express më 18.06.2009 në ora 19:08
Liberalizimi i regjimit të vizave për Europën Juglindore kaherë është dashur që të implementohet, por nëse Bosnje e Hercegovina mbetet e përjashtuar nga ky proces, Bashkimi Europian do të gropos politiken e vetë në Ballkan, paralajëmron ditorja vjeneze, Die Presse
“Më në fund miqtë dhe kushërinjtë do të mund të vizitohen, do të mund të udhëtohej në Berlin, Paris, Vjenë, pa pritjet e gjata, shpesh të pasuksesshme për vizën Schengen. Shefat e diplomacive tashmë përcaktuan drejtimin që kjo dëshirë t u plotësohej shumë qytetarëve të Europës Juglindore. Për serbët, maqedonasit dhe malazezët kjo do të duhej të realizohej në fillim të vitit të ardhshëm dhe është koha që të bëhet”, konstatoi ditorja.
“Die Presse shton se nga këto, shtete të vogla “nuk duhej pritur valë masive të emigrantëve, ndërsa kriminelët, duke iu falënderuar zyrtarëve të korruptuar në ambasadat e BE gjithmonë kanë gjetur rrugë deri tek vizat”.
“Qytetarët e BeH, sigurisht do të duhej të presin. Për këtë është fajtor vetë ai shtet shkaku i lëshimeve të shumta në implementimin e kushteve të BE. Megjithatë, me këtë BE po ia del të minojë politikën e saj shumëvjeçare në atë shtet ballkanik”, paralajmëron gazeta, duke thënë se që nga vitet e 90-a BE dhe SHBA angazhohen fuqimisht që BeH të mbetet si shtet unik.
“BE që tani po i shpërblen kroatët nga BeH me atë që ata mund të udhëtojnë pa viza nëse kanë pasaportë kroate, e tash po dërgohet porosia edhe serbëve nga BeH se më mirë është të jesh banorë i Serbisë sesa e BeH. Me këtë, BE vetvetes po ia jep autogol”, vlerëson Die Presse .
Edhe ditorja tjetër, Der Standard shkruan se nuk është gjë ideale që vizat po hiqen vetëm për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, përderisa të tjerët duhet të presin në radhë para ambasadave të BE.
“Burokracia kushton, ndërsa marrëveshja e shefave të diplomacive të BE, para së gjithash është dëshmi se nuk e njohin realitetin ballkanik.
Në BeH shumica e kroatëve tashmë i kanë pasaportat e Kroacisë, e serbët do t i marrin me t u hekur regjimi i vizave. Atëherë do të mbesin vetëm boshnjakët dhe pakicat të cilët nuk kanë shtet tjetër amë dhe nuk do të mundën të udhëtojnë. Me këtë dëmtohet shteti i përbashkët boshnjak dhe karikohet politika e BE”, shkruan gazeta.
Der Standard pohon se Serbia u jep pasaporta kosovarëve të cilët janë sipas interpretimeve të Beogradit, tutje shtetas të Serbisë .
“Andaj ekspertët e BE mendojnë se mes pronarëve të pasaportave të Serbisë t i ç filtrojnë kosovarët dhe të kthehen kufijtë e Schengenit.
Pasaportat serbe të kosovarëve duhej të jenë, sipas ekspertëve, të dukshëm përmes numrave. Në praktikë filtrimi i tillë do të paraqiste diskriminim dhe vetëm do t u shërbente tregtarëve me qenie njerëzore”, përfundoi gazeta.
Ky lajm është publikuar: 19/06/2009