E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letterman: Kam pasur lidhje me vartëset e mia

David Letterman, prezantuesi i njohur i Televizionit amerikan CBS ka bërë një deklaratë të bujshme dhe kjo për t’i shpëtuar shantazheve për 2 milionë dollarë në këmbim të heshtjes. Në emisionin e fundit live Letterman tha se ka tradhëtuar gruan me punonjëset e tij. Deklarata e bujshme shkaktoi konfuzion të madh tek audienca. Personi që bënte shantazh është një tjetër gazetar shumë i njohur, kandidat për çmimet Emmy. Bëhet fjalë për Robert Halderman, i cili përpara trupit gjykues nuk pranoi asnjë nga akuzat. Halderman kishte marrë një çek fals nga Letterman, nga e çoi atë direkt në duart e policisë.
62-vjeçari Letterman, një nga prezantuesit më me emër në Shtetet e Bashkuara, në mars të këtij viti u martua me të dashurën e tij historike, Regina Lasko, me të cilën ka edhe një djalë 6 vjeç. Ai është drejtues i emisionit “The late show”, “Shfaqje e vonë” në CBS që nga viti 1993.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›