Berluskoni: Viktimat mund të jenë 50
50 persona mendohet të kenë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë pjesën jugore të Italisë. Kryeministri Silvio Berluskoni, pritet që ditën e sotme të jetë i pranishëm në Sicili ku do të vizitojë banorët dhe do të inspektojë zonat e dëmtuara. Por sipas mediave, zyrtarisht deri tani bëhet fjalë për 21 të vdekur dhe 35 të zhdukur dhe 95 të plagosur. Rrëshqitjet masive të dheut kanë lënë të pastrehë rreth 700 persona. Në të gjithë zonën që prej ditës së djeshme është ndërprerë qarkullimi për shkak të bllokimit të rrugëve, çka ka çuar edhe në izolimin e pjesës më të madhe të komunave dhe ka vështirësuar punën e forcave të kërkim shpëtimit.