Lëv: Deklaratat e Lahm nuk më shqetësojnë

Trajneri i Gjermanisë, Johakim Lëv, i njohur me deklarimet e kapitenit të tij, Filip Lahm, se ai dëshironte ta mbante shiritin edhe pas Botërorit 2010, tha se ato nuk e shqetësonin aspak.
“Kjo nuk më shqetëson. Dihet se është trajneri ai që do ta marrë vendimin pas Kupës së Botës. Ai mund të japë opinionin e tij, është mendim i tij dhe këtu nuk ka asnjë problem”.
Lahm, i promovuar si kapiten në mungesë të Mikael Balakut, i dëmtuar, kishte deklaruar në shtypin gjerman se ai dëshironte ta ruante rolin e tij edhe pas Kupës së Botës.
“Roli i kapitenit më jep një kënaqësi të madhe, është një gëzim i madh. Përse duhet që unë ta lë?”, - tha mbrojtësi, i cili të mërkurën kundër Spanjës, në gjysmëfinalen e Botërorit, do të luajë ndeshjen e tij të 71-të me përfaqësuesen gjermane.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 06 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili