E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vija: Shënoj gol dhe eliminojmë Gjermaninë

Sulmuesi i Spanjës, David Vija, aktualisht shënuesi më i mirë i Botërorit me pesë realizime, pranoi se ai e ka ëndërruar shpesh të shënojë golin që do të lejojë “Furia Roja”-s të fitojë Kupën e Botës.

“E kam ëndërruar shpesh këtë, por në këtë moment ëndërroj më shumë golin që do të eliminojë Gjermaninë, pasi ne nuk jemi akoma në finale”, - tha Vija.

“Unë dëshiroj të shënoj për të ndihmuar ekipin tim, dhe do të shënoja sa më shumë që Spanja të jetë kampionë e botës, edhe sikur unë të mos e fitoj ‘Topin e artë’. Pasi për mua kjo vjen më pas”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 06 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›