E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëv: Ndeshje me gola, por fitojmë ne



Trajneri i GJermanisë Joakim Lëv ka dekalruar se skuadra e tij do të përballet në çerekfinalen e sotme kundër Argjentinës me të njëjtin entuziazëm që ka shfaqur deri tani dhe nuk do të ketë frikë nga kundërshtarët me më shumë eksperiencë. "Jam i qetë dhe skuadra është gati për ndeshjen. Mezi po presim të luajmë kundër Amerikano Jugorëve", ka deklaruar ai. Në kampin e Gjermanëve ka pasur problem për Lukas Podolskin dhe për Mesut Ozil, por Lëv bën të ditur se të dy futbollistët do të jenë të gatshëm për ndeshjen dhe vetëm sulmuesi Kakau do të mungojë. "E kam studiuar mirë formacionin dhe mund të them se kemi shumë armë të ndryshme për të përdorur kundër Argjentinës. Nuk mund të kemi atë eksperiencën e madhe, por jemi një skuadër e talentuar", ka shtuar ai.
Argjentinë -Gjermani do të luhet në "Grin Point Stadium" në Kejp Taun, por kjo ndeshje ka filluar që më parë me deklaratat jashtë fushës së lojës sidomos të Gjermanëve . Bastain Shvajnshtajger dhe kapiteni Filip Lahm kanë deklaruar se bardhekaltërit zhvillojnë një loje agressive dhe jo korrekte .Kjo vjen edhe pas precedentit të katër viteve më parë kur Gjeramanët eleminuan Argjentinën pas penalltive në të njëjtën faze dhe më pas shpërthyen edhe grushtat mes futbollistëve. Lëv ka bërë te ditur se në skuadrën e tij, fjala është e lirë dhe çdo futbollist mund të thotë atë që mendo,n por nuk ka treguar mungese respekti. Lëv në atë kohë ishte zëvendës trajner dhe e ka parë ndeshjen në një tjetër mënyrë ,një ndeshje të fortë dhe të luftuar gjatë 120 minutave. Gjermania e Lëv do të sulmojë që në fillim dhe sipas trajnerit do të jetë një ndeshje me gola të cilën Gjermanët do të dinë ta kalojnë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›