E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja sytë nga Torres e Villa për fitore



Spanja beson te Fernando Torres se ky i fundit do të kthehet në formën e tij të mirë dhe do të ndihmojë iberikët që të fitojnë Kupën e Botës . Në Spanjë shpresojnë që në kombëtaren e tyre të ketë një tjetër rast si ai i Paolo Rossit në Botërorin e vitit 1982 ku italiani nuk shënoi në fazën e grupeve dhe më pas udhëhoqi Italinë deri te Kupa e Botës. Edhe Torres deri tani është eklipsuar nga shoku i tij i sulmit David Villa. Trajneri i Spanjës Del Boske në një konferencë për shtyp në stadiumin "Elis Park" ku sot do të luajë kundër Paraguajit në çerekfinalen e fundit të Kupës së Botës ka shprehur besimin e plotë te El Ninjo. "Torres i ka treguar cilësitë e tij dhe futbolli i luajtur nga sulmuesi dhe impenjimi i tij ka bërë që ne të jemi në tete më të mirat e Botës", pohoi ai. Del Boske e ka fiksuar objektivin minimal pasi ai ka bërë të ditur se Spanja e tij do të kërkojë të jetë mes katër më të mirave .
Gjëja më e mirë për Spanjën sipas Del Boskes është që te ketë një qarkullim të mirë të topit që nga fillimi dhe nëse iberikët do të luajnë me mentalitetin që kanë luajtur kundër Portugalisë është i sigurtë kualifikimi.
Ses Fabregas nuk ka zënë një vend titullari në formacionin e Del Boskes pasi Xavi dhe Iniesta janë në mesin e fushës . Fabregas ka bërë të ditur se ai do të presë momentin e tij dhe se nuk ka dashur të flasë për merkaton dhe për një kalim të tijin te Barcelona. Mbrojtësi Gerard Pike shprehet se kundër Paraguajit do të ejtë një ndeshje e vështirë pasi Amerikano Jugorët kanë sulmues të mirë si Santa Kruz ,Valdes dhe Barrios.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›