E Shtunë, 31 Tetor 2026

Levan- Vlorë, Berisha: Po ndryshojmë çdo ditë

Gjate inagurimit te rruges

VLORE- Kryeministri, Sali Berisha mori pjesë sot në inaugurimin e autostradës Levan – Vlorë, të cilën gjatë fjalës së rastit e cilësoi si një nga rrugët më të bukura dhe më moderne të rajonit.

Kryeministri, tha se kjo autostradë në strukturën e saj, mund të krahasohet me autostradat e metropoleve të vendeve më të zhvilluara të Europës dhe të Botës. Kjo autostradë, sipas kryeministrit, e paraqet Vlorën një qytet modern, i cili po bëhet çdo ditë e më shumë i njohur në rajon, mesdhe dhe mbarë Europën për bukuritë natyrore.

Kryeministri u ndal edhe tek investimet që qeveria e tij ka bërë në dy qarqet, e Vlorës dhe Fierit, duke theksuar se Shqipëria po ndryshoin çdo ditë, dhe po afrohet me projektin që kanë në mëndje shqiptarët.

Qeveria ka investuar në 2 qarqet e mëdha të Fierit dhe Vlorës, në rrugë , kanalizime, ujësjellsa centrale, termocentrale, linja elektrike, në energji, në naftë dhe të gjithë sektorët, një shumë në total prej 1.2 miliardë euro. Janë ndërtuar 900 km rrugë, 165 ujësjellsa, 120 shkolla, subvencionuar 4200 hektarë ullishte, vreshta dhe dru frutorë.- tha kreu i qeverisë.

Berisha akuzoi opozitën se po kërcënon investitorët vendas dhe të huaj, se nëse ajo kthehet në pushtet do të anulojë sipërmarrjet e tyre.

Kjo nuk ndodh kund në Europë, kjo sndodh në asnjë vend të lirë. Kjo ndodh vetëm me këtë opozitë, e cila ka reminishenca të një mentaliteti të vjetër dhe të papranueshëm.- tha ai.

Kreu i qeverisë shfrytëzoi rastin për tu bërë edhe njëherë thirrje investitorëve të huaj dhe vendas që të investojnë në Shqipëri, pasi këtu ata do të gjejnë klimën më miqësore.

Autostrada ka kushtuar rreth rreth 60 milionë euro, është 24.5 km e gjatë, si dhe jep mundësinë për një shpejtësi 120 km në orë, duke ngushtuar ndjeshëm distancat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›