E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Absurde, përgjegjësit të paguajnë çmimin e 21 janarit

Asnjë nga përgjegjësit për vrasjen e katër qytetarëve në ngjarjet e 21 janarit nuk do të mund t`i shmanget çmimit të drejtësisë. Kështu ka paralajmëruar deputeti i PS-së, Sajmir Tahiri, në një deklaratë për shtyp, ku nuk ka hezituar ta konsiderojë shpalljen e pafajësisë për Armando Kasajn, një vendim absurd dhe të padrejtë të Gjykatës.
 

Sipas Tahirit dhënia e pafajësisë për ish shefin i IT-së në Kryeministri është një vrasje e dytë për familjarët e viktimave dhe të gjithë ne, ndërsa shtoi se kjo nuk ishte gjë tjetër vecse një tjetër konfirmim se gjyqësori është ozurpuar nga korrupsioni dhe qeveria.
 

Gjykata e Tiranës shpalli sot të pafajshëm Armando Kasajn, ish shefin e IT-së në Kryeministri , i akuzuar për ngjarjet 21 janarit. Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar për Kasaj 2 vjet heqje lirie,me akuzë se Kasaj ka fshirë pamjet nga serveri i Kryeministrisë gjatë protestës dhe ky veprim i tij ka penguar Prokurorine në zbardhjen e ngarjes.
 

Por për gjykatësin Gerd Hoxha, Prokuroria nuk ka sjellë prova të mjaftueshme dhe se indiciet e saj janë të pasakta. Gjatë kohës ku Kasaj iu caktua masa me detyrim paraqitje, pati deklaruar se nuk ka qënë ai që ka fshirë pamjet, pasi akses në server kanë pasur edhe disa persona të tjerë. Ndërkohë vetë Kasaj pas vendimit për pafajsi shprehet se drejtësia foli qartë dhe se ai do të kërkojë dëmshpërblim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›