E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hejg, Thaçit: Duhet plan për integrimin e serbëve

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot në Londër me sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Uilliam Hejg.

Siç njofton kabineti i kryeministrit Thaçi, dy zyrtarët kanë biseduar për “marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për procesin e reformave në Kosovë”.

Thaçi, me këtë rast ka thënë se dialogu mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë mund të vazhdojë vetëm pasi marrëveshjet e arritura të nisin të implementohen.

Nga ana e tij, Hejg ka siguruar kryeministrin kosovar se Mbretëria e Bashkuar “do të vazhdojë të mbështesë shtetin e pavarur dhe demokratik të Kosovës, sidomos në rrugën për tu bërë anëtar në Bashkimin Evropian”.

Hejg po ashtu ka vlerësuar progresin e Kosovës dhe ka kërkuar nga kryeministri Thaçi që të vazhdojë reformat e nevojshme, sidomos në gjetjen e një plani për integrimin e komunitetit serb që jeton në veri të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›