Kuvendi miraton me konsensus ligjin për Konf. Gjyqësore

Më pas, seanca ka vazhduar me rendin e ditës, ku janë miratuar me konsensus disa projektligje të rëndësishme. Kështu, Kuvendi miratoi me 127 vota pro ligjin "Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare".
Kjo nismë e qeverisë, që vjen në kuadër të reformës në drejtësi, sanksionon që Konferenca Gjyqësore Kombëtare (KGJK) është mbledhja e të gjithë gjyqtarëve të gjykatave të Shkallës së Parë, gjyqtarëve të gjykatave të Apelit dhe gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Kjo shënon dhe risinë e këtij p/ligji, e cila ka qënë një kërkesë e vazhdueshme e komunitetit të gjyqtarëve për të qenë të gjithë të barabartë dhe më të drejtë vote në organizimin e tyre të përbashkët.
Gjithashtu, ligji parashikon rregulla të qarta për emërimin e 9 anëtarëve të KLD-së, që dalin nga kjo konferencë, kompetencat e saj, si dhe strukturën, ku ka ndryshime në Këshillin Ekzekutiv, ndërsa kryetar i KGJK-së është kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, Kuvendi miratoi me 117 vota pro, 2 vota kundër dhe 3 abstenime Artan Zenelin si anëtarin e ri të Gjykatës së Lartë, i propozuar në dekretin e emërimit nga ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Gjyqtari Artan Zeneli, që mbante postin e kryetarit të Gjykatës së Tiranës, u propozua për herë të dytë nga ish-Presidenti Topi për të njëjtin post. Në qershor të vitit 2008, së bashku me katër kandidatura të tjera, mazhoranca e rrëzoi dekretin për emërimin e tij në postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë me argumentin se 'Presidenti nuk ishte konsultuar më parë me parlamentin'. Më pas, Gjykata Kushtetuese sanksionoi se dekretimi është në diskrecion të Presidentit të Republikës, po aq sa është në diskrecion të Parlamentit t'i pranojë ose jo dekretet e Presidentit. /Start/
2012-07-26 13:50