Leverkuseni e kërkon mrekullinë

Sonte do të zhvillohen ndeshjet tjera të kthimit në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve. Bayer Leverkuseni do ta kërkojë mrekullinë në duel me Barcelonën për ta shkruar emrin e vetë në histori të rikthimeve në këtë eveniment.
Ekipi gjerman e pa veten në disavantazh pas ndeshjes së parë të zhvilluar në BayArena, ku humbi 2:0 nga skuadra katalunase. Në anën tjetër, ekipi i Pep Guardiolës synon ta mbrojë rezultatin e ndeshjes së parë dhe ta ruajë serinë prej 14 ndeshjesh rresht pa humbje në ndeshjen e kthimit.
Kampioni aktual i Evropës do të luajë pa sulmuesin kilian Alexis Sanchez, pasi që ai pësoi lëndim të duelin dhe do të mungojë dy javë. ‘Farmaceutikët’ do të kenë punë të vështirë, por kjo nuk do të thotë se ata nuk do të luftojnë me të gjitha forcat në Camp Nou.
Ekipi i Robin Dutt nuk e ka fituar ndonjë ndeshje nga 11 përballjet e fundit në udhëtim (8 humbje e 3 barazime), mirëpo fitorja në ligën gjermane ndaj Bayern Munichut fundjavën që shkoi pa dyshim se i ka dhënë shpresë këtij ekipi që ta befasojë gjigantin katalunas.
Në duelin tjetër, Lyoni ka përparësi nga ndeshja e parë, kur fitoi 1:0 ndaj APOEL Nicosias vendës, kështu që gjiganti francez duhet ta konfirmojë këtë rezultat edhe në ndeshjen e kthimit.
Lyoni gjendet në fazën eliminuese për herë të nëntë rresht. Francezët kanë ecur përpara 14 nga 16 rastet, kur e kanë fituar ndeshjen e parë. Ndërkaq, APOEL-i është skuadra e parë qipriote që është kualifikuar në të tetën e finales.
Ky ekip di të bëjë befasi që askush nuk i pret. APOEL-i kishte humbur nga Wisla Krakow në ndeshjen e parë preliminare të Championsit, por ishte kthyer furishëm në ndeshjen e kthimit, duke fituar 3:1 dhe duke e siguruar një vend në fazën e grupeve.
Ata kanë depërtuar më tej dy herë, ndërsa janë eliminuar dy herë, kur e kanë parë veten në disavantazh prej 1:0 nga ndeshja e parë. Ekipi qipriot po ashtu ka një rekord kur luan në shtëpi, duke e humbur vetëm një nga 10 ndeshjet që zhvilloi këtë sezon në këtë kompeticion.
Liga e Kampionëve
E teta e finales
Sonte
Barcelona – Leverkusen 20:45
APOEL – Lyon 20:45