E Shtunë, 31 Tetor 2026

Levis dhe Nikol po mendojnë për martesë



Ai i famshëm në “Formula 1”, ajo mbretëreshë e grupit “Pussycat Dolls”. Levis Hamilton dhe Nikol Sherzinger duket se po kërkojnë një shtëpi në Londër dhe së shpejti parashikohet dasma. Sipas zërave kjo shtëpi duhet të jetë ndërthurje e preferencave të bazuara në modelet zviceriane dhe të modelit amerikan të preferuar nga Sherzinger. Dashuria po shkon më së miri për t’a dhe duket se ajo është e destinuar të përfundojë në altar. Levis e Nikol janë njohur vitin e kaluar në shpërndarjen e çmimeve në Monte Karlo. Pilotit i “Formula 1” nuk i është dashur shumë për të fituar zemrën e këngëtares sensuale. Të dy po përjetojnë momente të bukura, ndërkohë që Hamilton është në krye të klasifikimit të “Formula 1”, Sherzinger sapo ka përfunduar incizimin e albumit të saj si soliste. E të mendosh që lidhja e tyre nuk do të zgjaste, kjo është një provë e madhe se dashuria bën mrekullira. Sipas disa burimeve, Nikol ishte e magjepsur nga bukuria e këngëtarit Uilli i “Black Eyed Peas” me të cilin është fotografuar disa herë në Los Anxheles. Mesa duket ajo ishte një miqësi e thjeshtë, pasi në zemrën e këngëtares është vetëm Levis dhe ndryshimi i madh duket i afërt tashmë. “Levis dhe Nikol po e marrin seriozisht këtë lidhje”,- është shprehur një burim i afërt i çiftit. “Mësova që do të blejnë një shtëpi në Londër për të jetuar bashkë edhe pse prej kohësh levis po jeton në Zvicër dhe ajo në Shtetet e Bashkuara”. Çifti është bërë i pandarë: këngëtarja e ndjek pilotin e saj në lojrat e tij ndërsa ai në çdo koncert që ajo shfaqet me grupin e saj.

26 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›