SHBA, Partia demokrate nis kuvendin për emërimin zyrëtar të Obamës
Mijëra demokratë janë mbledhur dje në Denver të Kolorados për kuvendin e partisë së tyre i cili do të zgjatë 4 ditë. Ky kuvend do të emërojë Senatorin Barak Obama, si kanidatin e Partisë Demokrate për President që është edhe afrikano-amerikani i parë që zgjidhet si kandidat i një partie të madhe. Një shpresë e madhe e Obamës duket kandidatura e Senatorit Bajdën, nga Dellover për nënpresident i cli duket i aftë të përmbushë detyrimet e caktuara. “Ai është një zyrtar që gjendet kudo pranë zgjedhësve dhe mjaft aktiv në Kongres, po aq i interesuar edhe për zgjidhjen e krizave ndërkombëtare”,- është shprehur Obama. Momenti kulmor i kuvendit katër ditor të demokratëve do të jetë të enjten kur Senatori Obama do të pranojë zyrtarisht emërimin e partisë së tij për president, me një fjalim të shumëpritur në praninë e 70 mijë njerëzve dhe që do të transmetohet në televizion në gjithë botën.
Anketat tregojnë se gara për në Shtëpinë e Bardhë mes Senatorit Obama dhe rivalit të tij republikan, Senatorit Xhon Mekein nga Arizona është e ngushtë. Mekein do të marrë zyrtarisht emërimin si kandidat për president në kuvendin e Partisë Republikane javën e ardhëshme në Mineapolis, Minesota.
26 Gusht 2008