Shteti francez, bonus për çiftin Zholi-Pit
Të gjorët Anxhelina dhe Bred. Mesa duket shteti francez është treguar i gatshëm të hedhë në xhepat e shumëmilionerëve Pit e Zholi një çek mujor prej 1800 eurosh në muaj, për t’i ndihmuar ata të rrisin tribunë e fëmijëve. Në këtë rast nuk është e rënësishme se shtëpia e tyre është një kështjellë me 35 dhoma dhe një park të pafund për të mos folur pastaj për llogarinë bankare që mendohet të jetë me nëntë zero...Për të ndihmuar familjen Zholi-Pit, shteti francez ëhstë gati të heqë nga të ardhurat e tij një pagë mujore që do të shkojë në rritjen dhe edukimin e
binjakëve Knoks Leon dhe Vivien Marshelin por edhe të katër fëmijëve më të mëdhenj të tyre. Çifti më i bukur i Hollivuditdo t’i përgjigjet këtij nderi me një buzëqeshje dhe xhentilesë “jo faleminderit” por me siguri lajmi i gatishmërisë së qeverisë së këtij vendi të madh do t’i entuziamojë pamasë. Imagjinoni presidentin Sarkozi të shqetësuar që Anxhelina dhe Bred kanë vështirësi për sigurimin e pampersave, biberonëve dhe ushqimit, kjo është vërtet për të qeshur. Mjafton të mendojmë që aktorët paguajnë qira një milion euro në vit, për të banuar në të mrekullueshmin “Chateau Miraval” në Provenza, i përbërë nga 35 dhoma. Por si u arrit të mendohej për një shumë mujore për këtë çift? Duket se gjithçka filloi kur baba Piti 44 vjeç me të ardhur në këtë vend regjistroi gjithë familjen e tij në komunën Brignoles për sigurimin e asistencës mjekësore lokale. Automatikisht, sipas ligjit francez, ai gëzoi të drejtën t’i paguheshin shpenimet për familjet e mëdha në numër. Këto para mbase do t’u hyjnë në punë për të paguar një kujdestare për fëmijët e cila mund të kushtojë deri në 700 euro në muaj.
26 Gusht 2008