E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: “Brenda javës, ambasadat e para në botë”



Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se brenda kësaj jave do të emërohen ambasadorët e parë në botë. Pas takimit me ministrin për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Turqisë, Said Jazicioglu, Thaçi vuri theksin në nevojën e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ministri turk sqaroi se vendi i tij do të intensifikojë
fushatën lobuese tek vendet e Konferencës Islamike në mënyrë që të rritet numri i shteteve në njohjen e Republikës së Kosovës. Krerët e institucioneve kryesore të vendit, njoftuan se deri në fund të kësaj jave do të dihen emrat e të ngarkuarve me punë në dhjetë ambasadat e para të Republikës së Kosovës, në mesin e të cilave është edhe Ambasada e Kosovës në Turqi. Jazicioglu tha po ashtu se shteti i tij është shumë i interesuar që shteti i Kosovës të jetë një tregim i suksesshëm për botën. Për këtë arsye ai tha se Turqia do të intensifikojë fushatën lotuese tek vendet e Konferencës Islamike në mënyrë që të rritet numri i shteteve në njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Turqia është shumë e interesuar në suksesin e Kosovës. Për këtë arsye në rrafshin diplomatik ne do të shtojmë angazhimin në Konferencën Islamike në mënyrë që të rritet numri i shteteve në njohjen e pavarësisë”,- tha ministri turk. Ndërkoho dje në Prishtinë është zhvilluar konferenca “Kosova dhe bota arabe” e cila kishte si qëlim ndryshimin e imazhit të Shteteve arabe të cilat hezitojnë të njohin pavarësinë e Kosovës. Gjashtë muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, atë e kanë njohur vetëm 6 nga 57 shtetet anëtare të Konferencës Islamike, prej të cilave asnjë nga bota arabe. Sipas këshilltarit të kryeministrit libanez bota arabe nuk di shumë për Kosovën. “Ata kanë dëgjuar për herë të parë për Kosovën kur ndodhi lufta më 1999, mirëpo në 5-6 vitet e fundit, Kosova është bërë më e njohur, sidomos pas shpalljes së pavarësisë para disa muajsh”.
I pyetur nëse fakti që vetëm 6 shtete anëtare të Konferencës Islamike njohin pavarësinë e Kosovës ka të bëjë me faktin që shqiptarët e Kosovës kanë lidhje të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht se shumica prej tyre janë myslimanë, Al-Said ai i është përgjigjur jo. “Kjo nuk ka të bëjë asgjë me këtë. Disa njerëz hezitojnë sepse kanë raporte të mira me Serbisë ose me Rusinë, ndërsa disa arabë mendojnë për pakicat e tyre dhe i frikësohen ndarjes së vendit. Profesori arab shprehet i bindur se për një kohë të shkurtër, një vit ose dy vite, shumë shtete arabe që do të njohin pavarësinë e Kosovës.

26 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›