Lëvizja “Fajin e ka Edi”, pranë konstituimit

Edvini po vijon pushimet në Sardenjë, fqinj me sheikët e pasur arabë dhe ka çuar fjalë se axhenda e tij politike – sapo të kthehet – është eliminimi i eksponentëve që po guxojnë të kërkojnë nisjen e një procesi llogaridhënieje brenda Partisë Socialiste
Kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama është “zhdukur” nga jeta politike, prej më shumë se 10 ditësh, teksa informacionet e para në siguruar në rrugë informale, bëjnë të ditur se ai po pushon në plazhet luksoze të ishullit të Sardenjës.
Katastrofa elektorale e 8 majit si dhe shpallja non grata nga radhët e gjëra të bazës socialiste, por edhe në kryesinë e saj, e detyruan kryesocialistin të nisë udhëtimin e largët drejt ishullit të Sardenjës, për të humbur gjurmët e kasaphanës së 8 majit dhe për të injoruar zërat e afishuar kundër tij. Por këtë të fundit, ndodhen në fazën e konstituimit të lëvizjes “Fajin e ka Edi”, duke përfituar edhe nga mungesa e gjatë e kryesocialistit, i cili po djeg lëkurën në diellin e nxehtë pranë resorteve luksoze të Sardenjës nën shoqërinë e disa sipërmarrësve arabë.
Hoteli ku është akomoduar Edi Rama, njihet si i famshëm për shtresën e lartë, versioni VIP, dhe frekuentohet rregullisht nga Sheikët e pasur. Por, për Edi Ramën s’është vetëm ky problemi, edhe pse me 3 mijë eurot e deklaruara një vit më parë në llogarinë bankare, apo edhe përfitimet nga darovitjet gjatë martesës me Lindën, s’mjaftojnë as për vizën, tashmë të kuadrit familjar prej 4 anëtarësh...
Problemi i Edi Ramës qëndron në testimin e tij përballë anëtarëve të Partisë Socialiste në analizën e 5 nëntorit, ku me shumë mundësi Edi Rama do detyrohet të votëbesohet nga anëtarësia, si kushti i vetëm që ai të ushtrojë me të drejtë legjitime kompetencat e drejtuesit më të madh të Partisë Socialiste.
Zërat që e akuzojnë atë si të padenjë në krye të PS-së si dhe duke shkuar akoma më tej, i kanë rënduar akuzën e ‘grabitësit’ të partisë opozitare. Akuzë kjo që s’mund të kapërdihet lehtë për kryesocialistin, edhe pse ai personalisht është i bindur për hemorragjinë elektorale të PS-së nga viti në vit, si dhe duke i “ngecur” kësaj të fundit humbjen në 3 beteja elektorale brenda 5 një harku të shkurtër kohor prej vetëm 5 vitesh. Është pikërisht “morali i trashë” i këtij lidershipi-gjysmak që s’njeh parimet demokratike të votës së lirë, pavarësisht se profili i tij më adekuat tashmë e ka pozicionuar qartësisht në ‘vorbullën’ e njeriut-humbës.
Në kushtet e mungesës së kulturës demokratike për të pranuar disfatën elektorale, brenda Partisë Socialiste është aktivizuar lëvizja më e fundit nën sloganin “Fajin e ka Edi”, ku përmes së cilës synohet demokratizimi përfundimtar i Partisë Socialiste, duke e vënë Edi Ramën në ballë të vlerësimit të anëtarësisë në kongresin e 5 nëntorit. Gjithsesi, parimisht “Fajin e ka Edi” ka mbledhur rreth vetes një pjesë të mirë të kryesisë së Partisë Socialiste, madje dhe deputetë me “peshë”, të cilët do synojnë me çdo kusht parashtrimin e alternativave të modernizimit të PS-së dhe kthimin e saj në shinat e demokratizimit, proces i cili vihet në jetë vetëm me largimin e Edi Ramës. Gjithsesi në korridoret e selisë rozë, janë shtuar zërat që urojnë mos kthimin e tij nga Sardenja, deri në konfirmimin zyrtar të lëvizjes “Fajin e ka Edi”.
Në rastin më të keq, një pjesë e mirë e anëtarëve të kryesisë dhe njëherazi deputetë të kësaj force politike, pas kthimit të Edvinit nga pushimet mbi dafina, do përjashtohen nga radhët e partisë, çka e bën të pamundur organizimin e “komplotit” në kongresin e 5 nëntorit, ku Edi Rama do përballet me “shigjetat” e anëtarësisë socialiste, për të pranuar mocionin e votuesve të Kongresit. Por, kjo zbehet nga optimizmi i lobuesve të “Fajin e ka Edi”, të cilët siç edhe bëhet e ditur, kanë pas vetes të gjithë anëtarësinë e PS-së, interes ky i jashtëzakonshëm për reformimin përfundimtar të Partisë Socialiste.