E Diel, 1 Nëntor 2026

Foto me pistolete ne Facebook shqiptari kapet nga policia

E.D i eshte kapur ne banese pistoleta ne fotografi. Policia italiane ndalon edhe nje tjeter nga miqte e tij

Ka zgjedhur te demostroje forcen duke u ekspozuar me pistolete ne dore ne njeren nga fotografite e tij ne rrjetin social Facebook por ne fund nuk ka pasur se si te justifikohet para policise e cila ne kontrollin e befasishem te ushtruar ne banesen e tij ka gjetur te fshehur armen e njejte te ekspozuar ne fotografi. E.D 23 vjec nje emigrant shqiptar rezident i rregullt ne shtetin italian eshte arrestuar nje dite me pare nga policia e ketij vendi me akuzen e armembajtjes pa leje. Lajmi eshte bere publik nje dite me pare ne mediat lokale te vendit fqinj sipas te cilave agjentet e Skuadres se Levizshme kane ushtruar nje kontroll ne rrugen Nizza ne Imperia ne te cilen banonte emigranti shqiptar D.E 23 vjec. Policia tha se nga kontrolli i ushtruar eshte zbuluar nje sasi municionesh si dhe nje pistolete. Referuar te dhenave te policise agjencia italiane e lajmeve citon se D.E me dokumente te rregullta qendrimi ne shtetin italian dhe me Permeso di Soxhorno dispononte nje patente false shqiptare per te cilen ishte denoncuar disa here nga gjobat e mara ne kohe te ndryshme gjate levizjes se tij ne Itali me automjet. Per te rene ne gjurmet e tij policia ka perdorur si indicie rrjetin e tij social ne facebbok ku ne disa fotot te tij emigranti 23 vjecar shqiptar eshte ekspozuar me pistoleten e sekuestruar diten e djeshme ne banese. Tashme atij i duhet te dale para gjyqit per armembajtje pa leje si dhe per perdorimin e patentes false. Nderkohe ne lidhje me hetimin e bere ndaj te riut shqiptar policia e Imperias ka rene ne gjurmet edhe te nje tjeter te kerkuari shqiptar i denuar ne mungese ne kete vend. Keshtu sipas te dhenave te policise italiane arrestimi i Flaurenc Byberit 24 vjec eshte bere ne oret e para te mengjesit te djeshem pas nje hetimi te imtesishem dhe gjurmimi te tij. Policia tha se 24-vjecari shqiptar rezulton se eshte denuar edhe nje here tjeter ne vitin 2010 me 1 vit e gjysem burg ne mungese por pa mundur te bjere ne gjurmet e policise italiane nderkohe qe me pare eshte shpallur si person i padeshirueshem per shtetin italian. Me kerkese te autoriteteve te policise italiane i dyshuari Byberi ka treguar nje pasaporte qe sipas policise ishte leshuar nga autoritetet e policise shqiptare por me gjeneralitete te ndryshuara. Sipas te dhenave te para policia tha se Byberi duket se ka bere nje ndryshim te tille sipas procedurave legale ne Shqiperi gje qe i ka mundesuar te kaloje i qete me pasaporten me emrin e tij te ri ne dogane. Por policia tha se i dyshuari nuk ka mundur ti shpetoje te vertetes kur i eshte kerkuar ti merren gjurmet e gishtave gje qe ka treguar dhe identitetin e tij te vertete. Ndaj tij eshte marre menjehere masa e arrestit nen akuzen e mashtrimit te autoriteteve ne procedurat e emigracionit duke hyre ne kerte rast ne menyre klandestine ne Itali ndersa do te merret parasysh edhe denimi i tij i meparshem per te cilin ishte shpallur ne kerkim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›