Deputetja e PS, Mimi Kodheli: Qeveria e pazonja të zgjidhë problemin e pronësisë
Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli është takuar sot paradite më banorë të fshatrave Piskupat dhe Lin të Pogradecit. Banorët e kësaj zone kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me problemet e pronësisë, të mbivendosjes së tokave, si edhe për shpronësimet. Deputetja socialiste Kodheli, gjatë fjalës së saj ka theksuar se kjo qeveri ka qenë shurdhe përpara problemit të pronësisë dhe se korrupsioni në nivel lokal është i pamatë. “Kjo qeveri është e pazonja për të zgjidhur problemin e pronësisë. Qytetarët nuk marrin dëmshpërblimin e merituar për shpronësimet e bëra”, tha mes të tjerash anëtarja e Kryesisë së PS në Pogradec