Zona e Alliasit, Basha: Së shpejti furnizim me ujë 24 orë
1200 familje të njësisë bashkiake numër 4 në Tiranë do të kenë shumë shpejt ujë 24 orë në shtëpitë e tyre. Kryetari i bashkisë, Lulzim Basha, premtoi se e gjithë Tirana do të furnizohet 24 orë ujë. Gjithashtu në synimet e tij është edhe punësimi i të rinjve.
Basha u shpreh se në fokusin e Bashkisë do të jenë të gjitha problemet që shqetësojnë qytetarët, duke filluar nga infrastruktura, arsimi, punësimi, ku zgjidhja e këtyre problemeve do ta bëjë Tiranën një qytet më të mirë.