Sekretarja amerikane e Shtetit pershendet marreveshjen ne Bruksel

Në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton tha se marrëveshja e arritur të premten në Bruksel në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë do ta çojë popullin e Kosovës më afër integrimit evropian. Zonja CKinton i bëri komentet me telefon nga Tunizia ku ajo ndodhet për vizitë.
“Në fillim dua të them se sa të angazhuara janë Shtetet e Bashkuara ndaj forcimit të Kosovës dhe partneritetit të qëndrueshëm me ne. Dhe ne jemi të angazhuar plotësisht për pavarësinë e saj, integritetin e saj territorial, sovranitetin e saj. Unë përgëzoj qeverinë e kryeministrit Thaçi, për qëndrimin e saj konstruktiv dhe punën e madhe në dialogun me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja. Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur këtë proces që nga fillimi, dhe ne e dimë se kjo është një zgjedhje e vështirë politike, por ajo do ta çojë popullin e Kosovës më afër integrimit evropian. Ne mendojmë se ajo është në interes të të gjithë kosovarëve”, vlerësoi ajo.
Klinton është shprehur se nuk është dakord se marrëveshja për përfaqësimin e Kosovës me një shënim që i referohet Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit mund të rrezikonte arritjet e deritanishme, pavarësinë dhe integritetin territorial.
Në këtë linjë, Klinton u shpreh se “Shtetet e Bashkuara dhe 85 vende të tjera që tashmë e njohin pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, do të kenë në fakt një argument më të fortë, se ndërkohë që Kosova ecën drejt integrimit evropian, ne i hedhim sytë drejt së ardhmes. Dhe, mos harroni ju lutem se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, në fakt, hapi rrugën për pavarësinë e Kosovës. Ajo i kërkoi Serbisë të heqë forcat e sigurisë”.
Klinton gjatë intervistës së saj e përmendi si shqetësim mosnjohjen e Kosovës nga pesë shtetet evropiane, por tha gjithashtu se kjo do të kërkojë kohe.
“Unë jam entuziaste për përparimin që po bën Kosova dhe shumë e kënaqur që ky vendim i rëndësishëm politik do të çojë Kosovën më afër integrimit evropian” deklaroi Klinton .