Moske proteste masive kunder kryeministrit Putin

Vjen për të katërtën herë një manifestim gjigant kundër Putin. Me mijëra persona kanë dalë në rrugët e Moskës. Një zinxhir njerëzor u formua, ndërsa në rresht për një protestuesit realizuan një unazë gjigante në kryeqytetin rus. Lëvizja vjen vetëm një javë përpara mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, ku kryeministri Putin kërkon një mandat të tretë në krye të Kremlinit, pas atyre të realizuar në vitet 2000-2008. Zinxhirat njerëzorë janë parë për herë të parë në lëvizjet që sollën pavarësinë në vendet balltike në vitet 1989, kur atëherë protestohej ndaj Moskës për dhënien e pavarësisë. Pavarësisht kundërshtive në rritje brenda vendit dhe polemikave për zgjedhjet parlamentare jashtë standarteve, të mbajtura në fillimin e vitit, Putin duket se ka një avantazh të qartë ndaj të gjithë rivalëve të tjerë. Një sondazh i kryer më parë gjatë javës tregoi se aktualisht 59-vjeçari zotëron 65% të preferencave, i ndjekur nga komunistët, kandidati i të cilit pritet të sigurojë rreth 20% të votave. E pavarësisht zemërimit të mijëra rusëve kryeministri, Vladimir Putin, duket i vendosur drejt Presidencës së vendit .