Vazhdon revolucioni i dytë në sheshin Tahrir

Grupet për të drejtat e njeriut kanë njoftuar se numri i të vrarëve gjatë trazirave të fundit ka arritur në 38.
Dhjetëra mijëra protestues në sheshin Tahrir e kanë hedhur poshtë ofertën e regjimit ushtarak të Egjiptit për të përshpejtuar procesin e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.
Protestuesit duan që pushteti në Egjipt t'i transferohet një këshilli të përkohshëm civil.
Në anën tjetër, Këshilli ushtarak në Egjipt ka njoftuar se zgjedhjet presidenciale do të mbahen në fund të qershorit.
Kreu i këtij këshilli, Field Marshal Muhamed Husein Tantavi, tha se ka pranuar dorëheqjen e kabinetit dhe se zgjedhjet parlamentare do të mbahen javën e ardhshme.
Tantavi gjithashtu tha se këshilli ishte i gatshëm të mbajë një referendum për transferimin e menjëhershëm të pushtetit tek autoritetet civile, nëse populli e dëshiron një gjë të tillë.
Megjithatë, duket se protestuesit nuk kanë përfillur deklaratat e Tantavit, duke insistuar se ai duhet të largohet.