Obama kërkon durim

Papunësia në Amerikë është sjellë rreth nivelit 9 për qind që tashmë disa muaj, në ndërkohë që mbështetja publike për presidentin ka rënë.
Shumë ekspertë politikë mendojnë se ekonomia do të jetë çështja kryesore që do të përcaktojë nëse presidenti do të rizgjidhet vitin që vjen. Obama tha se përpjekjet e tij për ekonominë do të kenë sukses, por jo të menjëhershëm.
“Do të duhet kohë për të rindërtuar një ekonomi që sjell siguri për klasën e mesme dhe rinovon gjasat për ata që po përpiqen të arrijnë klasën e mesme.Do të duhet kohë për të rindërtuar një ekonomi që nuk bazohet në transferimin e vendeve të punës jashtë vendit dhe vakuumin tatimor apo marrëveshjeve të rrezikshme financiare, por një ekonomi që është ndërtuar të funksionojë”, theksoi Obama.
Apeli i presidentit vjen një ditë pasi komisioni special i Kongresit dështoi të bjerë dakord për mënyrat e shkurtimit të deficitit buxhetor.
Republikanët në opozitë dhe disa ekspert politik e kritikuan Obaman për mos përfshirjen e tij më të madhe për të nxitur super-komisionin drejt një marrëveshjeje.
Presidenti kritikoi pakicën republikane në Senat, duke goditur ata me zemërim për hedhjen poshtë të pjesëve kryesore të legjislacionit të tij për vendet e punës.