E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizja "Zgjohu" proteston para bashkisë

Lëvizja "Zgjohu" proteston para Bashkisë kundër korrupsionit të bërë me lejet e ndërtimit. Përfaqësuesi i lëvizjes "Zgjohu" Redi Petushi deklaroi se ata e organizuan këtë protestë për të pasqyruar lakuriq korrupsionin e realizuar prej Kryetarit të Bashkisë Edi Rama.
"Korrupsioni lakuriq" i ekspozuar para Bashkisë me anë të disa pankartave ku ekspozoheshin shkeljet e realizuara prej kryetarit të Bashkisë duke u dhënë leje ndërtimi të parregullta deputetëve të PS. Kjo protestë është realizuar pas incidentit të ndodhur për shembjen e pallatit të kunatit të deputetit socialist Dashamir Peza i cili sipas ministrit të punëve publike transporteve dhe telekomunikacioneve është ndërtuar në tokë publike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›