E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizja drejt Europës

 

Ukraina ka bërë të ditur se është gati të forcojë bashkëpunimin me vendet evropiane përsa i përket rrjetit mbrojtës raketor. Lëvizja që ndodhi në mes të krizës në Gjeorgji vjen vetëm disa ditë pasi Polonia nënshkroi një marrëveshje për të lejuar SHBA-në të instalojë raketa në tokën polake.

Po cila është rëndësia e këtij vendimi?

Në kohën e sulmit të Rusisë në Gjeorgji, marrëdhëniet midis Moskës dhe Kievit kishin kohë që ishin të acaruara. Ukraina ashtu si Gjeorgjia shihet nga udhëheqja ruse si një vend që po lëviz shumë pranë NATO-s dhe Perëndimit.

Qeveria ukrainase kundërshtoi anijet luftarake nga flota ruse e Deti të Zi që po përdoreshin për të bllokuar bregdetin gjeorgjian. Këto janë të ankoruara në Sevastopol në Krime, tani pjesë e Ukrainës.

Qeveria ukrainase ka kërkuar të shtojë kufizimet ndaj marrëveshjes që lejon marinën ruse të përdorë portin, duke kërkuar njoftime të mëhershme për çdo dislokim operues.

Kjo nuk u pëlqye nga Moska, që ka bërë të ditur se ka kapur sasi të mëdha armësh të prodhuara në Ukrainë gjatë avancimit për në Gjeorgji.

Tani, vendimi i Ukrainës për t'i ofruar lehtësira paralajmëruese radari perëndimit do t'i shtojë edhe më shumë tensionet. Rusia i dha fund një marrëveshjeje në përdorimin e dy objekteve, një pranë kufirit midis Ukrainës dhe Hungarisë dhe tjetri pranë Sevastopolit në janar të këtij viti.

Është vështirë të dish sa të dobishëm do të jenë radarët për NATO-n, por rëndësia e këtij hapi është politik.

Ndërkohë, shumë komente në shtypin perëndimor deri më tani, përsa i përket konfliktit në Oseti, po flasin për një llogaritje të gabuar të gjeorgjianëve. Por a janë gjeorgjianët të vetmit që kanë bërë llogaritë gabim?

Kritika ka patur edhe për hartuesit e politikave në Moskë dhe të disa qyteteve perëndimore.

A mund të rregullohen këto gabime tani?

Pjesa më e madhe e diplomatëve perëndimorë dhe OJQ-ve i kanë thënë Gjeorgjisë të përpiqej të vendoste integritetin territorial nëpërmjet masave të ndërtimit të besimit dhe jo forcës.

Fatkeqësisht, kjo ishte shumë e vështirë edhe si rezultat i përllogaritjeve të gabuara më herët.

Pak pas vendosjes se pavarësisë së Gjeorgjisë në 1991, ajo zgjodhi një nacionalist të fortë, Zviad Gamsakhurdinë si president.

Qëndrimi i tij ndaj minoriteteve ishte shumë i ashpër. Ai i referohej osetianëve si "miq mosmirënjohës të Gjeorgjisë".

Gamsakhurdia i hoqi autonominë Osetisë së Jugut dhe Abhkazisë që ato kishin brenda Gjeorgjisë dhe vendosi gjuhën gjeorgjiane si një gjuhë të vetme në rajonet e minoritetit.

Megjithëse pasuesi i Gamsakhurdisë, Eduard Shevardnadze, hoqi pjesën më të madhe të politikave diskriminuese, minoritetet e kishin humbur besimin te Gjeorgjia.

Shumë prej tyre iu kthyen Rusisë për përkrahje morale dhe materiale.

Osetia e Jugut, Abkhazia dhe Axharia të gjithë arritën të ngrinin administrata lokale të veçanta.

Një përpjekje gjeorgjiane për të rimarrë kontrollin e Abhkazisë me forcë ishte një dështim spektakolar.

Në Osetinë e Jugut, një marrëveshje trepalëshe pushim zjarri u arrit me rusët, gjeorgjianët dhe osetianët në patrulla të përbashkëta për të ruajtur paqen.

Por kjo ishte gjithmonë një marrëveshje e vështirë pasi të gjithë po ankoheshin për shkelje.

Gjeorgjianët akuzonin rusët se po përkrahin osetianët dhe në të vërtetë po rrisnin administratën separatiste.

Marrëdhëniet midis osetianëve dhe gjeorgjianëve kanë kohë që kanë qenë të acaruara.

Në periudhën pas revolucionit rus, gjeorgjianët përkrahën gjerësisht menshevikët rusë dhe ngritën dhe një republikë menshevike në Gjeorgji.

Osetianët nga ana e tyre përkrahën bolshevikët dhe më pas një luftë e përgjakshme pasoi në Oseti.

Si rrjedhojë është vështirë të shohësh se si gjeorgjianët mund të rivendosin vullnetin e mirë me minoritetet që ka.

Megjithatë duken se ka llogaritje të gabuara edhe nga të tjerë. A duhet që përkrahësit e Gjeorgjisë në perëndim, veçanërisht SHBA të kishte qenë më aktive për të paralajmëruar gjeorgjianët kundër lëvizjeve të nxituara kundër separatistëve?

A e kupton Rusia tërësisht efektin në opinionin botëror të bombardimeve të saj jashtë zonës së konfliktit?

Dhe a do të replikojë Rusia gabimet e të shkuarës të bëra nga gjeorgjianët duke trajtuar aspiratat kombëtare të popujve të Kaukazit me të njëjtin përçmim si Zviad Gamsakhurdia, midis gjeorgjianëve të tjerë tregoi ndaj fqinjëve etnikë të Gjeorgjisë.

*Autori është Analist i BBC për çështje diplomatike / Bashkautor Malcolm Haslet, analist I BBC për Kaukazin. Titulli është i redaksisë. Titulli i plotë në origjinal: “Domethënia e lëvizjes ukrainase drejt Europës.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›