E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politikë dhe para në Lojërat e Pekinit

 

Sa i përket lajmit të madh nga Lojërat Olimpike të Pekinit, një “pjesë të luanit” e kanë marrë SHBA-të me fenomenin e Michael Phelp. Notari amerikan ka marrë tetë medalje të arta, duke thyer rekordin e bashkëkombësit të tij, legjendës së notit Mark Spitz. Spitz pati fituar shtatë medalje të arta në Olimpiadën e Mynihut më 1972.

Por kjo është njëra anë e medaljes. Rezultatet e përgjithshme tregojnë se Kina kryeson me medaljet e arta të marra nga sportistët kinezë. Kjo është hera e parë që Kina ka gati dyfishin e medaljeve krahasuar me medaljet e fituara nga Shtetet e Bashkuara. Që nga viti 1996 Kina ka njohur rritje të medaljeve të fituara në Olimpiada. Në Lojërat Olimpike të vitit 2004 në Athinë Kina për nga medaljet e marra ishte fare pranë SHBA-ve.

Kina ka qëllime afatgjata në sport. Ajo ka ngritur një sistem aftësimi e stërvitjeje të tipit sovjetik, që përfshin shkolla të specializuara sportive, në të cilat përfshihen të rinjtë me të dhëna për sporte të caktuara. Në fakt shkollat e tilla fillojnë që nga mosha 6-vjeçare.

Zyrtarët amerikanë të sportit llogarisin se 250 mijë fëmijë dhe të rinj kinezë kanë ndjekur mbi 2000 shkolla të specializuara në të gjithë vendin gjatë viteve të fundit.

Fitorja e Kinës në Lojërat Olimpike ka një ndikim përtej sportit. Ata do të besojnë se, nëse atletët e tyre mund të arrijnë dhe të arrijnë rezultate të mira, atëherë krijohet një ndjesi optimizmi dhe arritje për të gjithë. Suksesi në sport shërben dhe për largimin e vëmendjes nga tema të padëshiruara për Kinën, siç është çështja e respektimit të të drejtave të njeriut.

Derisa medaljet e arta fluturojnë masivisht drejt Lindjes, ka dhe elementë të tjerë që i bëjnë këto lojëra të ndryshme. Atletët po motivohen për rezultate të mira gjithnjë e më shpesh me sasi të mëdha parash, në formën e shpërblimeve për çdo medalje të fituar.

Kështu Rusia premtoi 160 mijë dollarë për çdo medalje të artë të fituar, ndërsa Singapori për çdo medalje të artë ofroi 700 mijë dollarë.

Ka nga ata që thonë se shpërblimet e tilla financiare shkojnë kundër shpirtit të garës në Lojërat Olimpike.

Psikologët sportivë e shohin stimulin material si ndër motivet që renditen në fund të listës së shtysave për atletët. Sipas tyre, konkurrenca mes sportistëve është ndoshta motivi kryesor. Më pas vijnë motive të tilla si garimi për vendin tënd. Në fund vjen shtysa për para dhe përfitimet e tjera që vijnë me medaljen.

Autori është gazetar amerikan, analist për radion e njohur REL gjatë Lojërave të Pekinit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›