E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizja e Sitit: Roben për Ibrën

Sipas të përditshmes sportive “Sport”, klubi anglez është gati të vërë në dispozicion sulmuesin brazilian, Robinjo (aktualisht i huazuar te Santosi në Brazil), për të sjellë në Premier Ligë suedezin e Barcelonës, Ibrahimoviç. Trajneri i Sitit, Roberto Mançini, e sheh 28-vjeçarin si njeriun ideal për sulmin.

“Sport” sqaron se tashmë është zhvilluar një takim mes përfaqësuesve të dy klubeve dhe priten të tjerë edhe në ditët e ardhshme. Teorikisht, ekzistojnë të gjitha kushtet që të arrihet një marrëveshje (oferta e Mançesterit duket e kënaqshme, ashtu si ajo e katalanasve). Megjithatë, gjithçka do të zbardhet në ditët në vazhdim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›