E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli ne Marok Forcim bashkepunimit mesdhetar

Asambleja Parlamentare e Mesdheut synon forcimin e bashkepunimit mes ketyre vendeve. Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli ndodhet per nje vizite zyrtare ne Marok me ftese te Presidentit te Dhomes se Perfaqesuesve te Marokut zotit Abdelwahad Radi. Kjo eshte vizita e pare zyrtare e ketij niveli midis dy vendeve. Gjate kesaj vizite Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli mori pjese ne sesionin e 5-te plenar te Asamblese Parlamentare te Mesdheut Parlamentary Aassembly of the Mediterranean PAM. Znj. Jozefina Topalli zhvilloi nje sere takimesh me kolege te saj te vendeve te ndryshme pjesemarres ne punimet e kesaj asambleje. Topalli i cilesoi punimet e Asamblese Parlamentare te Mesdheut si dhe takimet e zhvilluara me kolege ehomologe te saj sinje mundesi te jashtezakonshme per te shkembyer eksperienca me vendet e Mesdheut si dhe per te ngritur nivele te reja bashkepunimi me keto vende ne te gjitha fushat. Znj. Jozefina Topalli zhvilloi nje sere takimesh te rendesishme dypaleshe me personalitete te larta te Marokut. Kryefjala e ketyre takimeve ka qene nxitja dhe forcimi i marredhenieve mes dy vendeve si dhe intensifikimi i bashkepunimit mes Shqiperise dhe Marokut per shkembimet ekonomike sociale kulturore etj. Nje tjeter takim te rendesishem Kryetarja e Kuvendit e ka zhvilluar edhe me Kryeministrin e Marokut Abbas El Fassi i cili ne mbeshtetje te vendosjes se nje bashkepunimi te ngushte midis vendit qe ai drejton dhe Shqiperise pritet te zhvilloje nje vizite zyrtare ne Shqiperi. Gjate ketij takimi dy personalitetet shkembyem mendime per situatat per zhvillimet per mundesite dhe potencialet qe dy vendet tona si vende anetare te Mesdheut kane nevoje per te vendosur bazat ligjore per te filluar nje bashkepunim te ngushte dhe te fuqishem ne fushen ekonomike te tregtise ne fushen e eliminimit te taksave te dyfishta shkembimet kulturore etj. Duke qene nje njeri qe besoj fort ne diplomacine parlamentare dhe duke gjetur ketu po ashtu koleget e mi te cilet u japin nje rendesi shume te madhe sherbimeve parlamentare pa dyshim qe filluam te mendonim per nje program shkembimesh eksperiencash dhe vizitash ne te ardhmen jo vetem ne nivelin parlamentar por me besimin ashtu sic tha edhe Kryeministri i Marokut se mund te vije per nje vizite zyrtare ne Shqiperi per ti bere keto raporte me te ngushta dhe me konkrete - tha nder te tjera Kryetarja e Kuvendit. Po ashtu Kryetarja e Kuvendit eshte pritur ne nje takim te vecante nga homologu i saj Presidenti i Dhomes se Perfaqesuesve te Marokut Abdelwahad Radi. Znj. Jozefina Topalli falenderoi zotin Radi per ftesen qe i kishte bere ndersa shprehu kenaqesine e zhvillimit te kesaj vizite zyrtare ne Marok. Ajo tha Eumlshte hera e pare qe realizohet nje vizite e tille zyrtare ne nivel kryetaresh parlamenti dhe delegacionesh parlamentare. Gjate takimit te dy homologet kane vleresuar maksimalisht nivelin e marredhenieve te mira midis dy parlamenteve dhe dy vendeve ndersa shprehen angazhimin e perbashket per intensifikimin e ketyre marredhenieve edhe me tej.Po ashtu znj. Jozefina Topalli ka zhvilluar nje takim te vecante edhe me Presidentin e Dhomes se Keshilltareve te Marokut Mohamed Cheikh Biadilh si dhe me perfaqesues te tjere te larte te shtetit te Marokut. Ne menyre te vecante znj. Jozefina Topalli ne bisedimet e saj ne te gjitha takimet dypaleshe ka trajtuar edhe ceshtjen e njohjes se Kosoves. Duke e cilesuar shtetin e pavarur te Kosoves si nje faktor te rendesishem per paqen dhe stabilitetin ne rajon Kryetarja e Kuvendit kerkoi nga shteti i Marokut shqyrtimin e mundesive per njohjen e Kosoves.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›