E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Durresit bllokon cigare pa pulle fiskale

Në një operacion të zhvilluar në zonen e Kavajës, policia tatimore e Durrësit ka bllokuar një sasi të konsiderueshme cigaresh pa pullë fiskale. Sipas të dhënave të para, vlera e evazionit fiskal arrin në 5 milion lekë të vjetra në nje kohë që sasitë e cigareve të llojit Malboro Philips Slim etj janë sekuestruar nga strukturat e policisë tatimore.

Burime nga policia tatimore bejnë të ditur se po vazhdon puna për përcaktimin më në detaje të sasisë së cigareve të bllokuara në një kohe që operacioni pritet që të shtrihet dhe në Durres. Kohët e fundit po vihet re tendenca e tregëtarëve ambulante për të tregëtuar cigare pa pullë fiskale, gjë që është shoqeruar rrjedhimisht dhe me forcimin e masave nga ana e policisë tatimore për të frenuar këtë fenomen me kosto për buxhetin e shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›