E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore, 3 persona ne pranga

Policia e Vlorës konfirmon se ka vënë në pranga tre shtetas. Ata janë Ilir Fuat Alliaj, 31 vjeç, banues në lagjen "29 Nëntori" Vlorë, Kristaq Riza Hodaj, 23 vjeç, banues në lagjen"Isa Boletini" Vlorë, dhe Ilir Riza Hodaj, 36 vjeç, banues në lagjen "Hajro Çakërri " Vlorë, si dhe është shpallur në kërkim një person i katërt.
 

Mësohet se ditën e sotme në mesditë, në lagjen "29 Nëntori", shtetasit Ilir dhe Florian Alliaj, janë konfliktuar me armë zjarri për motive pronësie me shtetasit Kristaq dhe Ilir Hodaj, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka ngelur i plagosur rëndë shtetasi Ilir Hodaj, i cili ndodhet i shtruar në spitalin rajonal Vlorë.
 

Materialet proçedurale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale "Vrasje", e mbetur në tentative, e kryer në kushtet e bashkëpunimit dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve" .
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›