E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, merret peng një shtetas

Policia bëri të ditur se shtetasi i marrë peng ishte Nazmi Pepa, 35-vjeç. Ai është marrë forcërisht në një qendër interneti në Laprakë nga shtetasi Mensur Lita, 34-vjeç.

Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Hetimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit, ngritën disa pika kontrolli, bënë të mundur lokalizimin  e mjetit, si dhe u vunë nën ndjekje të menjëhershme të automjetit dhe pengmarrësit, i cili me një automjet të tipit Benz, po udhëtonte në drejtim të qytetit të Durrësit.

Falë negocimeve të realizuara nga strukturat e policisë dhe ndërhyrjes së menjëhershme të saj, u arrit lirimi i shtetasit Nazmi Pepa, dhe kapja e shtetasit Mensur Lita, në afërsi të fshatit Domje në Tiranë, në ambjentet e një pike servisi makinash, në pronësi të autorit. 

Paraprakisht, dyshohet se, shkak i kësaj heqje të paligjshme të lirisë, të jetë një sasi parash ku shtetasi Mensur Lita ja ka dhënë në formë borxhi disa kohë më parë, shtetasit Nazmi Pepa.  Ndaj shtetasit Mensur Lita, aktualisht po merret masa e arrestit në flagrancë për konsumim të veprës penale të “Heqjes së paligjshme të lirë”, ndërkohë që do të filloj procedimi penal edhe ndaj shtetasit Nazmi Pepa, për konsumim të veprës penale të “Mashtrimit”, pasi ky i fundit pas hetimeve, rezultoi të ketë mashtruar duke marrë hua një sasi parash edhe disa shtetasve të tjerë.  

                                                                                             2010-12-19 08:00
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›