E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizja pro Nanos: Rama dhe Berisha lojëra karrigesh, Nano president

Fatos Nano

Në një deklaratë për shtyp koordinatori i lëvizjes, Nano,  Arian Galdini ka reaguar sot në lidhje me takimin Berisha-Rama për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Kriza politike dhe konfliktualitetit që mbizotëron e mbajnë peng statusin e Shqipërisë. Kryetarët nuk duan të zgjedhin presidentin, sepse duan të bëjnë pazare e merren vesh sipas traditës joperëndimore, për rregulla loje prej nga, ku të fitojnë mandate deputetësh e zgjidhin punët e pushtetit, u shpreh Galdini.

Sipas lëvizjes Nano, loja për pushtet dhe mbivlerë të intersave të ngushta politike apo vetjake e kryetarëve të partive është bërë një nxitëse dhe ushqyese e krizave si edhe pengesë për zhvillimin e shëndetshëm dhe marrjen e statusit kandidat për në BE të Shqipërisë.

Galdini ka thënë se, politikanët luajnë e luftojnë veç për pushtet e motivohen nga dëshira dhe ambicia që ose njëri të mbetet kryeministër, ose të bëhet tjetri, i cili drejton deri sot opozitën.

Sipas kësaj lëvizjeje, loja e kryetarit të PS-së, Edi Rama, si edhe ata që kanë rënë në kurthin apo janë pjesë e kurthit të kësaj loje qëllimligë, kanë nxitur një zhurmë të paarsyetur që të krijon idenë se të gjitha fajet i paska kandidati që vetëofrohet Fatos Nano.

“Fatos Nano u vetëofrua dhe priti me qetësi olimpike që kryetari i PS-së, Edi Rama, të kthjellohet e fillojë të mendojë për vendin më shumë sesa për lojërat e marifetet e pushtetit. Por, Edi Rama nuk rreshti se bëri lojëra e marifete pushteti duke ushqyer krizën, shantazhin, ndaj palëve të tjera politike e duke shpërfillur dhe anashkaluar Fatos Nanon, thuhet në deklaratën e lëvizjes pro Nanos. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›