E Diel, 1 Nëntor 2026

Serwer: Nikoliç nxiti dhunën në veri të Kosovës

Analisti amerikan, Daniel Serwer

Analisti amerikan, Daniel Serwer, i bën përgjegjës serbët radikalë të Kosovë për situatën e krijuar në veri të Kosovës, ku janë mbështetur drejtpërdrejtë nga Beogradi.

Sipas tij, deklaratat e fundit të president të porsazgjedhur serb, Tomislav Nikoliç, i japin vulë këtij argumenti.

Fakti që Nikoliç u deklarua kundër heqjes së barrikadave në veri nga trupat e KFOR-it, e bën atë përgjegjës direkt për situatën e krijuar dhe për këtë ai do të japë llogarinë Bruksel, deklaron Serwer për Express.

Nuk ka dyshim në mendjen time se ata që kanë gjuajtur mbi trupat e KFOR-it janë kriminelë dhe KFOR-i duhet ti arrestojë. Ju siguroj se Angela Merkel nuk do të jetë e gëzuar me faktin se ushtarët gjermanë janë plagosur atje. Kjo do të jetë çështje serioze për Berlinin. Kur Nikoliç thotë ato që ka thënë, atëherë ai e ka bërë veten përgjegjës për ato që kanë ndodhur në veri. Pra, duhet të presim se si do të reagojë Merkel dhe çka do ti thotë Nikoliçit, ka thënë Serwer. /Express/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›