E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanov e Gruevski po destabilizojnë Ballkanin

Antonis Samaras

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov dhe  kryeministri Nikolla Gruevski po destabilizojnë Ballkanin.

Këtë akuzë e ka bërë partia e djathtë greke Nea Demokratia dhe lideri i saj Antonis Samaras.

Presidenti i Shkupit tregon se nuk ka mësuar asgjë nga rrjedha e Samitit të NATO-s në Çikago dhe nga rezultatet që ka arritur vendi i tyre. Andaj, ai së bashku me mentorin e tij politik Nikolla Gruevski po vazhdojnë me qëndrimet e tyre që çojnë në destabilizimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan, duke përjashtuar nismat greke për gjetjen e një zgjidhje korrekte dhe afatgjate për çështjet e pazgjidhura midis dy vendeve, thuhet në reagimin e Samaras.

Reagimi i tyre vjen pas intervistës së presidentit Ivanov ku ai thotë se, Greqia duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës dhe të mos kushtëzojë për zgjidhjen e kontestit të emrit. /Banking News.gr/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›