E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizjet e fundit nga kampet e Superligës

DINAMO- Kroati 29-vjecar Frane Petrevic është edhe emri i ri i sulmit të Dinamos. Sulmuesi ka luajtur së fundi në Slloveni me NK Celje. Petrevic është rekomanduar nga trajneri i ri Zlatko Dalic si alternativë për të zëvendësuar Pero Pejicin. Mesfushori sulmues Bekim Kuli, i cili u largua nga Dinamo si protestë ndaj ish-trajnerit argjentinas Marselo Havier Zuleta, i ka vënë kushte Dinamos për rikthimin e tij, Kavajasi kërkon rritje rroge. Dinamo vazhdon përgatitjet për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve kundër boshnjakëve të Modricës. Pranë Dinamos pritet të rikthehet edhe Dario Bodrusic.
FLAMURTARI - Kroati Jure Grizejl është bashkuar me Flamurtarin gjatë përgatitjeve të skuadrës vlonjate në Mavrovë të Maqedonisë. 22-vjecari është mesfushor i majtë. Flamurtari fitoi 4-1 miqësoren me skuadrën maqedonase të Kategorisë së Dytë, Lokomotiva e Gostivarit. Golat; Pema (2), Guna e Pamic.
ELBASANI – Sulmuesi Oriand Abazaj është dhe një nga blerjet e spikatura të Elbasanit. Abazaj, i cili më parë ka luajtur me Kastriotin e Tiranën, do të formojë dyshen në sulm së bashku edhe me Fjodor Xhafën. Elbasani është në pritje të firmosje së kontratave të Veliajt e Sasha Delainit.
SHKUMBINI – Skuadra peqinase vazhdon fazën përgatitore në Strugë të Maqedonisë. Mbrojtësi i njohur Alpin Gallo është blerja e fundit e Shkumbinit. Te skuadra që po drejtohet për momentin nga Sokol Branica përvec Delioskit, pritet edhe një sulmues e një mesfushor maqedonas, ndërsa për portën pritet një futbollist serb.
TIRANA- Bardheblutë e kryeqytetit vazhdojnë stërvitjen në Ohër të Maqedonisë. Me grupin është bashkuar edhe Bledar Devolli.
BESA – Mesfushori kosovar, 23-vjecari Driton Krasniqi, i cili luan prej tre sezonesh te Besa, konfirmoi qëndrimin edhe për këtë sezon te skuadra kavajase. Nga Besa janë larguar : A.Shaqiri (Azebajxhan), Z.Ramadani (Azerbajxhan), A.Belisha (Vllanzia), P.Xhihani (Ukrainë), Abdulla Ishaka (Kinë). Liridon Leci kërkohet në Zvicër.
APOLONIA- Skuadra fierake do të përforcohet me një mesfushor organizator, ruminin 25-vjecar Emil Marius, i cili ka luajtur më parë më Universatea e Krajovës, por vjen nga Olimpiakos Nikosia e Qipros. Apolonia është duke kryer fazën përgatitore në Malin e Zi. Të ardhur të tjerë të Apolonia janë Bedini (Flamurtari), Skënderi (Flamurtari), Guri (Dajti)
Të gjitha lëvizjet në merkato
DINAMO
Trajner: Zlatko Dalic (Kroaci, i ri)
Të ardhur: A. Tapia (Argjentinë), M.Kampazano (Argjentinë), E. Sina (Tirana), J. Brahja (Kastrioti), H.Capja (Tirana), F.Sefa (Lushnja)
Të larguar: P.Pejic (Kapfenberg, Austri), D.Bodrusic (Kroaci), A.Abraham (Tirana), Pollozhani (Maqedoni), Kuli (pa ekip), Pema (Flamurtari), Vincetic (SC Ëeiz, Austri), D.Bortoja (Argjentinë), F.Paladinio (Argjentinë).
Ekipi:

PARTIZANI
Trajner: Hasan Lika (I konfirmuar)
Të ardhur: R. Shala (Lushnja), Y.Shameti (Kastrioti), Larti (Skënderbeu), E.Cajku (Skënderbeu), M. Ngjela (Besëlidhja)
Të larguar: O.Shehi (pa ekip), B. Devolli (Tirana), D.Babamusta (pa ekip), B.Shkembi (pa ekip).
Ekipi: Portierë: Ed.Bakaj, Xhika. Mbrojtës: Hallaci, Tafaj, Osmani, Beqiri, Shala, Larti. Mesfushorë: Gjyla, Karapici, Dhembi, Muzaka, El.Bakaj. Sulmues: Ngjela, Përlleshi, Cajku, Capo.

BESA
Trajner: Iljaz Haxhiaj (I konfirmuar)
Të ardhur: D.Sakaj (Elbasani), S.Ishka (Dinamo),
Të larguar: A.Shaqiri (Azebajxhan), Z.Ramadani (Azerbajxhan), A.Belisha (Vllanzia), P.Xhihani (Ukrainë), Abdulla Ishaka (Kinë)
Ekipi:

ELBASANI
Trajner: Mirel Josa (I ri)
Të ardhur: O.Abazaj (Kastrioti), E.Bakalli (Tirana), G.Stojku (Shkumbini), Kacollja (Shkumbini)
Të larguar: Adrian Nuhui (pa ekip), Arben Nuhiu (pa ekip), Menglevski (Maqedoni), Vranic (pa ekip), E. Tetova (Teuta)
Ekipi:

TIRANA
Trajner: Bllazhe Slishkovic (Kroaci i ri)
Të ardhur: A. Abraham (Dinamo), M.Memelli (Gais, Suedi), Devolli (Partizani), Dabulla (Shkumbini)
Të larguar: E. Sina (Dinamo), K. Duro (Omonia, Qipro), J. Hyka (Mainc 05, Gjermani), E. Bakalli (Elbasani), H. Capja (Dinamo), I.Fortuzi (lënë futbollin), S. Gjoreski (Maqedoni), B. Hyseni (Kosovë).
Ekipi:

SHKUMBINI
Trajner: Gugash Magani (i konfirmuar)
Të ardhur: E. Grami (Kastrioti), E. Turdiu (Kasrtrioti), E. Rizvanolli (Kastrioti), Mallota (Besëlidhja), Deliovski (Maqedoni), Gallo (Kastrioti).
Të larguar: G. Stojku (Elbasani), R. Dabulla (Tirana), M. Kacollja (Elbasani), Ndoni (Lushnja), K. Dalipi (Bylis), Kuci (Apolonia).
Ekipi:

VLLAZNIA
Trajner: Agim Canaj (i ri)
Të ardhur: D. Smajli (Besëlidhja), N. Shtubina (Skënderbeu), M. Bashic (Kroaci), Miklosh (Ceki).
Të larguar: A. Teli (Alki, Qipro), A. Jusufi (Kosovë)
Ekipi: Bishani, E. Beqiri, Bashic, Hoti, Teli, Belisha, Smajli, Osja, Nallbani, Lika, Sukaj, Kaci, Lici.

FLAMURTARI
Trajner: Slavko Kovacic (i konfirmuar)
Të ardhur: Guna (Apolonia), Licaj (Apolonia), Halili (Vlora), Maringon (Kroaci), Caushaj (Dinamo-Teuta)
Të larguar: Cani (Vllaznia), Bërdufi (Elbasani), Flavio Zhunior (Brazil).
Ekipi:

TEUTA
Trajner: Sulejman Starova (i ri)
Të ardhur: Babamusta (Partizani)
Të larguar: V. Mile (pa ekip), Hodo (Bylis),
Ekipi:

APOLONIA
Trajner: Gerti Haxhiu (I konfirmuar)
Të ardhur: Bedini (Flamurtari), Skënderi (Flamurtari), Guri (Dajti), Emil Marius (Rumani)
Të larguar: Guna (Flamurtari)
Ekipi:

BYLIS
Trajner: Faruk Sejdini (I konfirmuar)
Të ardhur: K. Dalipi (Shkumbini), E.Dalipi (Elbasani), B. Hodo (Teuta), Mushica (Kosovë), Hashani (Besëldidhja), Haliti (Kosovë), Stafa (Dinamo), R. Nenaj (Elbasani)
Të larguar: Prela (Besëlidhja), Lamaj, Bedini, Dimo, Prela, Hazizi, Heqimi, Sisoko.
Ekipi: Portierë: Egbo. Mbrojtës: Ujkani, Besha, Asanga Rih-reh, Driza, Muca, E. Malasi. Mesfushorë: Nenaj, Idrizi, Kule, Roshi, E.Dalipi, Hodo, Kuci, Novi, Beqiri, Terolli, Rakipi. Sulmues: Asllani, K.Dalipi, Ziambo, Bakiu, Hysenaj, Kalemaj.

LUSHNJA
Trajner: Artan Bano (I konfirmuar)
Të ardhur: Sekseri (Skrapari), E.Cela (Laci) Ndoni (Shkumbini), K.Arbëri (i lirë).
Të larguar: F.Sefa (Dinamo), Shala (Partizani)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›