Vllaznia, surprizë me Koperin: 2-1

Vllaznia regjistroi një fitore të cmuar 2-1 kundër sllovenëve të Koperit, në stadiumin "Sportni Park" të Nova Goricës.
Heroi i takimit ishte sulmuesi i talentuar Xhevair Sukaj, i cili realizoi dy golat për formacionin e teknikut Agim Canaj, që e nis në mënyrën më të mirë aventurën me kuqebliut.
Sukaj, i cili kërkohet nga Kaiserslauterni në Gjermani, realizoi golin e parë në minutën e 7-të, ndërsa dyfishoi rezultatin në minutën e 43-të, duke i dhënë një avantazh të qartë fituesve të Kupës së Shipërisë.
Në pjesën e dytë ekipi vendas shkurtoi diferencën me anë të Viler në minurtën e 71-të. Vllanznia i ka të gjitha shanset për të kaluar në turin e dytë eliminator të Kupës UEFA.
VLLAZNIA
Ndeshjet ndërkombëtare
2008-2009, Kupa UEFA
Turi I: Koper-Vllaznia 1-2
2007-2008, Kupa Intertoto
Turi I: NK Zagreb-Vllaznia 2-1, 0-1
Turi II: Trabzonspor-Vllaznia 6-0, 4-0
2004-2005, Kupa Intertoto
Turi I: Vllaznia-Hapoel Beer-Sheva 0-1, 3-0
Turi II: Slaven Belupo-Vllaznia 2-0, 0-1
2003-2004, Kupa UEFA
Turi I: Vllaznia-Dandi 0-2, 0-4
2001-2002, Liga e Kampioneve
Turi I: Rejkavik-Vllaznia 2-1, 0-1
Turi II: Gallatasaraj-Vllaznia 2-0, 4-1
2000-2001, Kupa Intertoto
Turi I: Nea Salamina-Vllaznia 4-1, 2-1
1999-2000, Kupa UEFA
Turi I: Vllaznia-Spartak Trnava 1-1, 0-2
1998-1999, Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo Tbilis-Vllaznia 3-0, 1-3
1991-1992, Kupa e Kupave
Turi I: Vllaznia-AEK Athinë 0-1, 0-2
1987-1988, Kupa e Kupave
Turi I: Vllaznia-Sliema Uonderes 2-0, 4-0
Turi II: Vllanzia-Rops Rovaniemi 0-1, 0-1
1978-1979, Liga e Kampioneve
Turi I: Vllaznia-Austria Vjenë 2-0, 1-4
Bilanci: 29 ndeshje; 9 fitore, 1 barazime, 19 humbje. Golat: 27-53.
Sipas Kupave N F H H GOLAT
Liga e Kampioneve: 8 3 0 5 9:16
Kupa e Kupave: 4 2 0 2 6:2
Kupa UEFA: 7 1 1 5 3:13
Kupa Intertoto: 10 3 0 7 9:22
Total : 29 9 1 19 27:53