E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altidore shkon në Bursaspor

Nga Express më 01 shkurt 2011 në ora 19:15

Sulmuesi amerikan Jozy Altidore i është bashkuar kampionit të Turqisë, Bursaspor në huazim nga klubi spanjoll Villarreal për pjesën e mbetur të sezonit.

Altidore gjatë këtij edicioni në La Liga u paraqit në vetëm dy ndeshje si zëvendësues ndërsa u largua nga klubi që huazoi Jefferson Monteron nga Levante në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Golat e vetëm të Altidorit këtë sezon ishin dy, të shënuar kundër Poli Ejido në rrethin e katërt të Copa del Rey.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›