E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizte me armë zjarri në automjet, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Një 34-vjeçar i cili lëvizte i armatosur është arrestuar nga policia e Tiranës.

Në pranga ka rënë shtetasi Edison Zguri, banues në Kamëz.

Në fshatin Kasallë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën 34-vjeçari e posedonte pa leje.

Artma e zjarrit me krehër dhe fishekë u sekuestrua./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›