E Diel, 1 Nëntor 2026

Të shtëna me armë zjarri në Lushnjë, qëllohet me breshëri drejt një makine

Të shtëna më armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Lushnjë.

Forca të shumta policië kanë rrethuar rrugën “Misto Mame” në qytet ndërkohë që dhjetëra gëzhoja janë gjetur në vendngjarje.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shënjestër e atentatit ishte Julian Sula, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë.

Pak më vonë, në fshatin Lifaj është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet të ketë qenë në pronësi të autorëve. Brenda automjetit të djegur është gjetur edhe një pistoletë, e cila po merret në shqyrtim nga policia.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›