E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lewandowski fshin Villarrealin, Barça është -3 nga Reali

Pas humbjes në El Clasico, Barcelona e riniset menjëherë, duke mposhtur Villarreal 3-0. Shpërthen Lewandowski me një dygolësh, paraqitje të shkëlqyera nga Gavi dhe Pedri. Katalanasit dominojnë në pjesën e parë, me miqtë që u mbrojtën me forca të shumta, duke pritur të rinisen dhe të bëjnë keq me Jackson e Danjuma. Një plan që dështon, ai i Emery, sepse Barça është e shfrenuar pas dëmtimit të Pedraza. Avantazhi vjen në minutën e 31-të: Topi brilant i Pedrit për Jordi Alba, mbrojtësi i krahut për Leëandoëski, i cili nuk gabon duke fituar duelin me dy mbrojtës.

Kalojnë tre minuta dhe vjen dyfishimi: Gavi nis një kundërsulm dhe frymëzon Leëan, i cili gjen dopietën me një goditje të mahnitshme. Janë 11 gola në 10 ndeshje në La Liga për polakun, 16 në sezon dhe jemi në mes të tetorit. Në të 38′ vjen edhe goli I tretë, me prekjen fituese të Ansu Fatit.

Barça argëtohet dhe kontrollon lojën në pjesën e dytë. Disa shpërthime  të rrezikshme me Ansu Fati dhe Raphinha, dhe shumë pak raste për një Villarreal të shurdhër. Xavi gjithashtu i jep Pique disa minuta dhe buzëqesh: Barça fiton 3-0 dhe rikthehet në ndjekje të Realit me një largësi prej tri pikësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›