Lewandowski mund të mbetet në Dortmund

Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Aki Watzke ka deklaruar se sulmuesi Robert Lewandowski mund të mbetet në klub deri në skadim të kontratës së tij më 2014.
Më herët, drejtuesit e kampionit të Bundesligës nuk kishin përjashtuar mundësinë e largimit të yllit polak në fund të këtij stinori. Por, Watzke ka insistuar se Lewandowski mund të respektojë marrëveshjen e tij me Dortmundin.
“Robert është një prej pesë sulmuesve kryesor në Evropë. Ai luan në nivel jashtëzakonisht të lartë. Nuk mendoj se Robert do të largohet më 2013, ai ka kontratë edhe për një vit tjetër”, deklaroi Watzke për Kicker.