Redknapp kërcënon futbollistët

Menaxheri i ri i Queens Park Rangers, Harry Redknapp ka kërcënuar futbollistët e tij se duhet të përmirësohen përndryshe rrezikojnë të mbeten jashtë skuadrës.
Ekipi nga Loftus Road është i fundit në Premierligë me katër pikë nga 13 xhiro, shtatë pikë larg mbijetesës. Redknapp në fundjavë u emërua në detyrë pas shkarkimit të Mark Hughes.
“Ne duhet të angazhohemi më tepër në mënyrë që të krijojmë shanset për të dalë nga kjo krizë. Më duhen 11 futbollistë të aftë të tregojnë angazhimin dhe përkushtimin që nevojitet në situata të tilla. Nëse nuk e bëjnë këtë, do ti gjej 11 që munden”, deklaroi ai.