Klinsmann do të bëhet amerikan

Jurgen Klinsmann ka pranuar se shumë shpejt mund të aplikojë për të marrë nënshtetësinë amerikane, duke i dhënë lamtumirën asaj gjermane, pasi me ligjet e vendlindjes së tij, dy nënshtetësi nuk pranohen.
Ish-futbollisti 48 vjeçar i Gjermanisë ka disa vite që jeton në SHBA, ndërsa në vitin 2011 mori drejtimin e kombëtares së këtij vendi, pasi kishte provuar më parë të drejtonte Bayern Munichun dhe përfaqësuesen gjermane.
“Është shumë e mundur që në të ardhmen unë të marr nënshtetësinë amerikane. Do të duhet pak kohë, pasi është një proces i gjatë”, deklaroi ai për “Bild”.