E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cruyff dyshon te vizioni i PSG-së

Legjenda holandeze Johan Cruyff ka kritikuar atë që ai e përshkruan si planifikim afatshkurtër nga Paris Saint-Germain.

Gjiganti francez ka bërë shpenzime të mëdha prej kur u mor nën udhëheqje nga Qatar Sports Investments, duke transferuar yje si Thiago Silva e Zlatan Ibrahimoviç, për bashkërisht 62 milionë euro. PSG është aktualisht lider edhe pse ka fituar vetëm 50 për qind të ndeshjeve në ligë këtë stinor.

Ish ylli i Barcelonës, Cruyff dyshon te vizioni i skuadrës nga Parc des Princes. “Është gjithmonë e mundshme të blini një skuadër, siç bëri PSG. Por, shpenzimi i shumave të mëdha të parave nuk është në interes të klubit, sepse është plan afatshkurtër. Për të arritur sukses nga çdo këndvështrim, nevojitet promovimi i futbollistëve të rinj në skuadrën e parë. Ata e bëjnë dallimin”, deklaroi Cruyff për Le Parisien.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›