E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga gjobevenesit, paraqitej si punonjes tatimesh

TIRANE - Vihet ne pranga nje 38-vjecar nga Durresi qe mashtronte biznesmenet, duke u vene gjoba 100 mije lekeshe, sa here qe atij i dukej e pershtatshme. I njejti sektor prangosi edhe dy persona qe nuk kishin deklaruar te ardhurat. Lajmi mesohet nga burime policore, te cilat thane se u arrestua i Ilir Cekes, 38 vjec, pasi u paraqitej biznesmeneve te ndryshem si punonjes i Tatim-Taksave dhe u vinte gjoba kryesisht nga 100 mije leke te vjetra, kur konstatonte shkelje ne dokumentacion. Ne fakt Ceka ka punuar ne vitin 2003 si punonjes i Tatim-Taksave dhe mesa duket zanatin, vijonte ta praktikonte edhe pse nuk ishte me ne kete pune. Te pakten 10 raste te tilla mashtrimesh jane konstatuar ne kryeqytet, kryesisht ne zonat e Freskut, Brrylit, etj, teksa po verifikohen edhe mashtrime te tjera te kryera prej tij. Po dje, jane vene ne pranga dhe dy persona te tjere, pasi nuk kane deklaruar shumen e parave. Vasip Habili, 47 vjec dhe Gezim Puja, 44 vjec, biznesmene argjendarish u ndaluan me 31900 dollare dhe 1139 grame flori, qe nuk i kishin deklaruar ne dogane.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›